“O ju malet e Shqipërisë...!”/ Protestuesi i vogël prek zemrat e të gjithëve me recitimin e poezisë epike të Naim Frashërit

Qëndresa e banorëve dhe qytetarëve kundër projektit të diskutueshëm në Zvërnec ka hyrë sot në ditën e saj të 13-të. Edhe këtë të premte, protestuesit janë mbledhur për të ngritur zërin kundër asaj që e quajnë "shkatërrim të mjedisit dhe të ardhmes së zonës", por vëmendjen e të gjithëve e ka marrë një moment tejet i veçantë dhe emocionues.

Një fëmijë, një protestues i vogël, është ngjitur përpara turmës duke recituar vargjet e famshme të poemës epike të Naim Frashërit, “Bagëti e Bujqësi”.

“O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë! / Fushat e gjera me lule, që ju kam ndërmend dit' e natë!” – dëgjohet të thotë vogëlushi me një zë të dridhur por plot pasion, duke emocionuar shumë nga të pranishmit.

 

EMISIONET