Rruga që do të ndiqet për arrestimin e Sali Berishës pas votimit në Kuvend

Kuvendi i Shqipërisë votoi sot me 75 vota raportin e Këshillit të Mandateve ndaj deputetit Sali Berisha, i cili miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për vënien nën arrest të ish-kryeministrit.

Por cila është procedura që ndiqet pas votimit në Kuvend?

Një përfaqësues i Kuvendit, paraqitet në Prokurorinë e Posaçme dhe do të dorëzojë të protokolluar vendimin e marrë nga Legjislativi në seancën plenare të kësaj të enjteje (21 dhjetor).

Pasi SPAK njoftohet zyrtarisht dhe njihet me relacionin e Kuvendit, i drejtohet Gjykatës së Posaçme, konkretisht gjyqtares Irena Gjoka për të kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë nga detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte, në masën arrest me burg apo arrest shtëpie.

Pas vendimit të gjykatës, agjentët e BKH-së dhe Policia e Shtetit ekzekuton vendimin për arrestin e Berishës.

Por ccfarë ndodhi në Kuvend?

Mazhoranca votoi me 75 vota kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Seanca zgjati vetëm 10 minuta, ku ish-kryeministri Sali Berisha nuk pranoi të flasë kur kryetarja e Kuvendit i dha fjalën, pasi kërkoi të hiqet Garda.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Kuvendit, që i hoqi imunitetin e deputetit, duke iu përgjigjur kërkesës së SPAK, që kërkon arrestimin e tij.

Ai tha se votimi i Kuvendit për heqjen e imunitetit të tij, do të mobilizojë opozitën në shkallën më të lartë kundër qeverisë.

“Sot narko-parlamenti në një akt antikushtetues votoi në kundërshtim me procedurë kushtetuese dhe ligjore për heqjen e imunitetit dhe arrestimin tim.

Në një mënyrë apo tjetër, Parlamenti sot vazhdoi veprën që dështoi me datën 9 shtator, 2 vite më parë por nëse dështoi me 9 shtator, iu garantoj se sot do jetë më i dështuar se kurrë.

Se ky vendim jo që nuk do mund të realizojë qëllimin për shkatërrimin e opozitës por do ta na mobilizojë në shkallën më të lartë dhe nën moton “o sot o kurrë” do i japë përgjigjien këtij regjimi.

Parlamenti nga klandestiniteti përfundoi në parlamentin e “vrimës së miut”. Edi Rama u fut sot nga tunelet e hapura që lidhin parlamentin me zyrën e Skënder Gjinushit. Beteja vijon më e fuqishme se kurrë më parë", tha Berisha.

Rruga që do të ndiqet për arrestimin e Sali Berishës pas

Rruga që do të ndiqet për arrestimin e Sali Berishës pas

 

 

 

 

 

sali berisha arrestim kuvendi spak edison vatnikaj

EMISIONET