Berisha drejt arrestit, Gazment Bardhi reagon ashpër në... rrjetet sociale
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokrati, Gazment Bardhi është mjaftuar me një mesazh në platformën sociale “X” për të thënë që vendimi i Kuvendit është anti-kushtetues.
Reagimi i Bardhit
Vendimi antikushtetues i Kuvendit ndaj Sali Berishës, miratuar vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe prova, është akt i mirëfilltë politik. Shpërfillja e Kushtetutës dhe ligjit në rastin konkret, është standarti më i keq i vendosur në një shoqëri demokratike.
Cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, por barazia duhet të ekzistojë edhe në të drejta. Një standart për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një tjetër standart tërësisht i ndryshëm për kundërshtarët e Edi Ramës, nuk është as barazi dhe as drejtësi.
Kujtojmë se Gazment Bardhi nuk ka marrë pjesë në asnjë prej protestave të organizuara si në Kryesinë e Kuvendit ashtu edhe sot para Parlamentit nga demokratët në mbështetje të liderit historik Sali Berisha.
Edhe në seancën e Këshillit të Mandateve ku iu shqyrtua kërkesa e SPAK-ut Bardhi vendosi të mos merrte pjesë.