"Rama thotë kokat hëngshin"/ Shabani: Kriminelët po "hanë" kokat e të pafajshmëve...E vetmja shpresë është SPAK-u

Shkodra u trondit sot nga një atentat mafioz me 2 viktima dhe 2 të plagosur. Viktimat janë Hamza Lici dhe Flutura Basha, një kalimtare rastësore.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur Arvit Bushati dhe Bashkim Basha, bashkësorti i gruas 60-vjeçare.

Breshëria e të shtënave i humbën Licit kontrollin e makinës duke përplasur çiftin e bashkëshortëve që po udhëtonin me motorr.

Flitet për një atentat për hakmarrje, pasi fisi Lici njihet për konfliktet në Shkodër me fisin e Bajrave.

Për të folur më tepër rreth kësaj ngjarje, në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", i ftuar ishte akademiku Endri Shabani.

"Edi Rama erdhi në 2013 me premtimin se do të bëj shtet. E ndryshoi strategjinë me programin "kokat hëngshin". Fakti është që kriminelët po hajnë kokat e njerëzve të pafajshëm. Sot, u vranë dy njerëz të pafajshëm,. nuk kishin asnjë lidhje me skenën e krimit. Në Elbasan, një djalë i ri vdiq në shtëpinë e vet. Në Tiranë, Rrogozhinë, Velipojë, njerëz që janë vrarë në vendin e punës, duke punuar si roje, duke kaluar kalimtarët rrugës, pra nëse shteti nuk të garanton jetën pyetja është se për çfarë na duhet.

Ne paguajmë taksa që këta të na garantojnë jetën në shtëpi, në rrugë, në shkollë. Ndërkohë kryeministri që erdhi në pushtet me sloganin që do bëjmë shtet thotë kokat hëngshin. 

Prandaj në 2025 thelbi është se njerëzit duhet të kenë parasysh që indiferenca apo një lloj dakordësie për një mijë e një arsye për të votuar një qeveri mund të të rrezikoj dhe jetën. E vetmja shpresë është SPAK-u", tha Shabani.

 

EMISIONET