Rama: Dihet që pagat janë më shumë të larta sesa ato që deklarohen, janë gënjeshtra

Në një takim me sipërmarrjen e madhe, kryeministri Rama u shpreh se dihet që pagat janë më shumë të larta sesa ato që deklarohen.

Rama tha se nuk bëhet krahasimi me pagat e Anglisë dhe Britanisë sepse atje ka shumë shpenzime, por shtoi se ata kanë dinjitet në deklarime.

Rama: Dihet që pagat janë më shumë të larta sesa ato që deklarohen. Nuk ekziston në sektorin e ndërtimit pagë minimale 40 mijë lekë të reja. Janë gënjeshtra që biznesi kujton se ia hedh shtetit dhe duke ia marrë punonjësve sigurimet për të blerë vilën e gjashtë mendojnë se do ta kenë të ardhmen e sigurt, do të ngelen pa punëtorë. Punëtorët nuk kanë nevojë që vetëm të hanë bukë, por të jenë të motivuar për veten dhe për familjen e tyre.

Nuk bëhet krahasimi me pagat e Anglisë dhe Britanisë sepse atje ka shumë shpenzime. Kanë paga të larta, por nëse i futës faturës së shpenzimeve, atëherë rezultati në fund është ndryshe. Kjo nuk mjafton për t’i mbajtur njerëzit këtu, sepse atje kanë këtë pjesën tjetër, që kompania u jep dinjitet.

EMISIONET