Rama: Rritja e pagës minimale s'ka lidhje fushatën elektorale, ne i fitojmë zgjedhjet se na besojnë njerëzit
Në një takim me sipërmarrjen e madhe, kryeministri Rama u shpreh se rritja e pagës minimale sot 40 mijë lekë, nuk e kishim programuar sepse nuk është çështje dëshire.
Rama tha se rritja e pagës minimale nuk ka lidhje me fushatën elektorale sepse ne nuk kemi nevojë për të rritur pagat për të fituar zgjedhjet, pasi njerëzit u besojnë.
Rama: Rritja e pagës minimale sot 40 mijë lekë, nuk e kishim programuar sepse nuk është çështje dëshire. Shumë thonë se duhet të jetë 800, por problemi nuk është dëshira, por është kapaciteti që ka ekonomia për ta mbajtur. Kemi një vend fqinj, Malin e Zi, që bëri një rritje të pagës minimale përtej logjikës dhe sot është në një situatë ekonomike dramatike dhe e ka borxhin mbi 100%.
Nga ana tjetër ne nuk mund të vazhdonim me programin që nuk ishte parashikuar as pandemia dhe as lufta ne Ukrainë, e as inflacionin. Në këto kushte ne nuk mundet dot të mos reagonim përtej programeve elektorale të të gjitha partive të opozitës. 38 mijë lekë ka qenë maksimumi i programeve elektorale të të gjithëve deri në 2025. Kjo nuk ka lidhje me fushatën elektorale sepse ne nuk kemi nevojë për të rritur pagat për të fituar zgjedhjet, pasi njerëzit na besojnë. Paga minimale është rritur për tu dhënë të gjithëve një shtysë.