Protestuesit e arrestuar, deputetët në Komisariat. Korreshi: 5 protestuesit nga Lushnja, paqësorë
Deputeti i PD Sajmir Korreshi dhe kryetarja e Komisionit të Apelimit ë PD, Adriana Kalaja shkuan në Komisariatin numër 1 ku po mbahen të arrestuar disa prej protetstuesve.
Korreshi deklaroi se qytearët nga Lushnja që janë shoqëruar, janë persona jo problematik ndërsa hodhi akuza se ata janë marrë nga policia në mënyrë të dhunshme.
Ndërksa avokatja Adriana Kalaja deklaori se arrestimi i prptestueve ishte i paligjshëm dhe në shkekje të të drejtave të njeriut.
Ajo garantoi familjarët e të arrestuarve se PD do të jetë pranë tyre, ndërsa i bëri thirrje policisë të tërhiqet.