Peleshi: Shqipëria, nyje strategjike e infrastrukturës së sigurisë në rajon

Peleshi: Shqipëria, nyje strategjike e infrastrukturës së

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi sot se, Shqipëria sot është një nyje strategjike e infrastrukturës së sigurisë në rajon

Në fjalën e tij në panelin Siguria dhe Shqipëria në botë, Peleshi tha se, Si sot, 33 vite më parë, studentet shqiptar hodhën hapin e pare ne rrugën e re te Shqipërisë demokratike. E duam Shqipërinë si gjithë Europa – u be ëndrra e re e shqiptarëve. Kështu filloi rrugëtimi ynë, për të arritur deri këtu ku jemi sot. Më pranë Evropës se kurrë. Në segmentin e fundit drejt fatit të shkruar të shqiptarëve qysh kur lindi kombi shqiptar, në destinacionin e ëndërruar të rilindasve tanë dhe në ëndrrën e rizgjuar nga lëvizja studentore e dhjetorit ’90”.

Por, shtoi ai, “zhvillimet tona të brendshme demokratizuese dhe integruese janë të vendosura edhe në një kontekst rajonal dhe global”.

“Sot bota është më pak e sigurt dhe paqja më e kërcënuar. Jemi në një tjetër nyje kritike të historisë. Agresioni rus kundër Ukrainës, tronditi skenën botërore të sigurisë dhe u bë premisa e rindezjes së konflikteve në botë. Paqja, stabiliteti, siguria janë bërë sot prioritet i prioriteteve për të gjitha vendet e botës së lirë dhe demokratike”, tha Peleshi.

“Shqipëria është pjesë e një rajoni të brishte, ndaj edhe sot siguria dhe mbrojtja janë në qendër të vëmendjes së qeverise shqiptare dhe aleatëve tanë në NATO”, tha ai.

Peleshi u shpreh se, “opinioni publik ka nevojë të dëgjojë dhe të kuptojë më mirë, ku qëndron Shqipëria në këtë epokë ndryshimesh? Si e gjen Shqipërinë harta e re e kërcënimeve?”.

Ministri theksoi se, “Shqipëria sot është pjesë e NATO-s, aleancës më të fuqishme politiko ushtarake në botë. Shqipëria sot është një nyje strategjike e infrastrukturës së sigurisë në rajon”.

“Për pak javë”, u shpreh ai, “fillon funksionimin baza taktike ajrore e NATO në Kuçovë, e vetmja ne Ballkanin Perëndimor. Prej dy vitesh në Shqipëri është vendosur qendra ballkanike e shtabit të përparuar të forcave speciale amerikane në Evropë”.

Peleshi u shpreh se, “që prej vitit 2021, Shqipëria është vend pritës i stërvitjes më të madhe në ballkan, “Defender Europe”. Grup-batalioni i këmbësorisë i FARSH sot është një kapacitet i NATOS, i certifikuar me vlerësim maksimal”.

“Në janar, shtoi ai, mbërrin flota e re e helikopterëve amerikanë blackhaëk. Në pranverë, flota e parë e dronëve bayraktar”.

“Qendra operacionale e mbrojtjes kibernetike, një projekt i mbështetur nga partnerët tanë strategjikë, SHBA, vigjilon 24/7 në mbrojtje te sistemeve tona. Dy satelitët Albania 1 dhe Albania 2 mbulojnë territorin e Shqipërisë me shërbim satelitor”, tha Peleshi.

“Me buxhetin e miratuar dje, Shqipëria bëhet një nga vendet e para në NATO që përmbush zotimin e samitit të ëellsit për dedikimin e 2% të PBB në mbrojtje. Shqipëria sot eshte eksportuese e paqes – prezente në 8 misione ndërkombëtare. Në KFOR, Kosovë, Bosnje, Iraq, detin Mesdhe, Letoni, Bullgari, Sudan i Jugut, Egjipt”, u shpreh ministri Peleshi.

Ai nënvizoi se, “modeli më i mirë i edukimit ushtarak i Akademisë amerikane Ëest Point, është implementuar duke filluar nga ky vit akademik në AFA”.

“Shqipëria nga ky vit ka komanden e Brigadës së Europës Juglindore (SEEBRIG). Në janar të vitit që vjen – Shqipëria bëhet udhëheqëse e iniciativës rajonale SHBA- Karta e Adriatikut – A5”, theksoi Peleshi.

Ai njoftoi se, Ministeriali i Mbrojtjes së Europës juglindore gjithashtu do të mbahet në Shqipëri në vitin e ardhshëm (SEDM).

Peleshi u shpreh se “vizionin e Kryeministrit për Shqipërine si Europa e Ballkanit, në gjuhen e sigurisë dhe e mbrojtjes, ne e përkthejmë: Të ndërtojmë një Shqipëri të fortë – ç’ka do të thotë një faktor i fortë stabiliteti për Balkanin Perëndimor”.

Ministri gjithashtu evidentoi se, “krahas punës dhe investimit për përmbushjen e obejektivave të kapaciteteve të NATO-s, ne do të punojmë për një qëndrueshmëri kombëtare, për forcimin e kapaciteteve tona kombëtare të mbrojtjes, sipas artikullit 3 të Traktatit të NATO-s”.

Peleshi foli edhe për projektet afatmesme dhe afatgjata, të cilat parashikojnë, “ngritjen dhe fuqizimin e sistemit të mbrojtjes ajrore dhe mbrojtjes antidron. Shtimin e flotës së helikopterëve Blackhaëck. Ndërtimin e Portit Ushtarak te Porto Romanos, si një bazë taktike ndihmuese e NATO-s me modelin e Bazës Ajrore të Kuçovës”.

“Së bashku me aleatet tanë strategjikë do të punojmë për të ndërtuar siguri përgjatë Korridorit VIII, një korridor evropian që lidh Detin e Zi me Detin Adriatik apo thënë ndryshe Adriatikun me krahun lindor të aleancës sonë, krahun më të kërcënuar të NATO-s”, tha Peleshi.

Duke folur për edukimin ushtarak, ministri u shpreh se, “do të jetë një komponent i përhershëm i zhvillimit tonë të mbrojtjes, jo vetëm për të siguruar arsimimin e nevojshëm për ushtarakët, por edhe për të kultivuar karakterin dhe ndjenjën e patriotizmit”.

Ai theksoi se, “ndërkombëtarizimi i edukimit ushtarak, për të kontribuar me dije edhe për vendet e rajonit e më gjerë, tashmë ka filluar. Kurset e formimit të ushtarakut në siguri dhe mbrojtjet kanë filluar të zhvillohen në gjuhën angleze me studentë nga shumë vende të NATO-s”.

“Kontributi ynë për paqen në rajon do të shtohet nga viti që vjen me më shumë trupa në KFOR Kosovë, por edhe në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Rumani”, theksoi ai.

Peleshi nënvizoi se, një mbrojtje e fortë kërkon një trajtim dinjitoz për ushtarakët e FARSH.

“Rritja prej 40% e pagave për të gjithë ushatarakët i bëri FARSH të ngjiten nga niveli i trajtimit më të ulët, drejt niveleve më të larta në rajon, me synimin për të arritur mesataren e vendeve të aleancës”, tha ai.

Ministri u shpreh se, “kredi të buta për strehim, një laborator i dedikuar analizash dhe një klinikë dentare e dedikuar për ushtarakët dhe ish-ushtarakët janë vetëm një pjesë e paketës sociale të ushtarakut”.

Ai foli edhe për bashkëpunimin civil ushtarak, teksa u shpreh se, “ndërkohë që shpresojmë më të mirën, duke u përgatitur për më të keqen, ne punojmë përkrah institucioneve të tjera në rrugën për zhvillim kombëtar”.

“Mbrojtja civile, përballimi i emergjenca dhe fatkeqësive natyrore, kanë gjithmonë në ballë ushtarakët e shkëlqyer të FARSH. Kapacitetet tona ushtarake nuk janë asete të fjetura, por pjesë integrale e kapaciteteve kombëtare. Shërbimi satelitor sot vjen në ndihmë të punës së shumë institucioneve të ligjzbatimit dhe zhvillimit. Flota e dronëve-një kapacitet i ri ushtarak, do të kontribuojë gjithashtu në lehtësimin dhe përmirësimin e shërbimeve të tjera publike, nga rendi e siguria deri te infrastruktura. Sistemi i mbrojtjes anti-dron do të mbulojë jo vetëm infrastrukturën ushtarake , por edhe atë civile. Qendra ushtarake operacionale e Mbrojtjes Kibernetike është pjesë e infrastrukturës kombëtare të Sigurisë Kibernetike”.

Për inovacionin dhe teknologjinë, Peleshi tha se, “avancimi teknologjik dixhital galopant po transformon çdo fushë të shoqërisë, natyrisht edhe mbrojtjen. Inovacioni nuk është thjesht një mundësi, por është një domosdoshmëri për sistemet tona të mbrojtjes. Nuk është një domain i vendeve më të zhvilluara, por më së shumti një shans për të tejkaluar diferencat”.

Ndaj, shtoi ai, Shqipëria nuk do të jetë thjesht një ndjekëse në këtë proces.

“Ne kemi hapur Qendrën tonë të Inovacionit ku do të punojmë për të qenë me hapin e kohës dhe pse jo një lider në rajon në fushën e transformimit teknologjik, tha Peleshi.

“Shqipëria është sot në momentin më të mirë historik. Kjo është Dita e Shqipërisë! Dita e shqiptarëve! Le të frymëzohemi nga ky moment dhe të punojmë për një të ardhme nga ku brezat do të shohin pas me krenari.

Në atë të ardhme shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës do të jene të bashkuar në hapësirën e NATO-s dhe BE dhe do të thotë me bindje se, jo vetëm ditëm të përballemi me sfidat por i transformuam ato në ura të reja drejt ribashkimit me Evropën”, përfundoi ministri Peleshi.

EMISIONET