PD takon raporterët në Strasburg/ Diskutime për raportin e ri, 300 amendamente për zgjedhjet, korrupsionin dhe krimin e organizuar

Deputetë të Partisë Demokratike kanë zhvilluar takime në Strasburg me raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, dhe bashkëraporterin Andrey Kovatchev.
Ata ndodhen atje në kuadër të diskutimeve për raportin e ri mbi Shqipërinë, i cili pritet të miratohet në seancën plenare të Parlamentit Europian.
Sipas tyre, raporti përmban mbi 300 amendamente që lidhen me zgjedhjet, korrupsionin, krimin e organizuar dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.
Këto çështje, sipas deputetëve të PD, tregojnë se këto probleme mbeten shqetësim për institucionet europiane.
Në takimet e zhvilluara në Strasburg, është diskutuar edhe për ligje të ndryshme në Shqipëri, përfshirë ligjin për investimet strategjike dhe atë për zonat e mbrojtura, të cilat janë përmendur edhe më herët në raportime të BE-së.


