PAMJET/ Mbështetësit, te SPAK, ish-kryeministri del nga banesa: Beteja pa kthim vazhdon! Noka: Berisha, i dënuar politik nga regjimi
Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur sot për t’u marrë në pyetje nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Poshtë banesës së tij janë paraqitur efektivë policie dhe Oficerë të Policisë Gjyqësore për ta shoqëruar.
Po ashtu kanë mbërritur edhe avokatët e tij dhe ne dalje te pallatit Berisha foli shkurt per gaeztaret: "Beteja pa kthim vazhdon!"

Mësohet se seanca është caktuar në orën 10:00, ndërkohë që Berisha prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar ndodhet në masën e “arrestit në shtëpi”.

Po ashtu në mbështetje të tij kanë shkuar në SPAK edhe deputetë dhe figura të opozitës.
Në një prononcim për “Ora News” Fkamur Noka deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha është i dënuar politik nga regjimi i Edi Ramës.
Kjo do të jetë hera e parë që Berisha i përgjigjet thirrjes së SPAK për t’u marrë në pyetje për këtë çështje, pas më herët nuk ka pranuar as të paraqitet siç e përcaktonte ligji në kohën kur ndaj tij ishte caktuar ‘detyrim paraqitje’.


