PD kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Legjislacionit: Procedura huasë cenon të drejtën e deputetëve për t’u njohur me dokumentacionin

PD kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Legjislacionit:

Sipas kërkesës së depozituar nga deputetët e opozitës, marrëveshja për huanë prej 302 milionë dollarësh, e lidhur me SHBA-në për blerjen e armatimeve, po shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar, brenda së njëjtës ditë, pa iu vënë më parë në dispozicion deputetëve të pakicës teksti i marrëveshjes dhe relacioni shoqërues.

PD pretendon se kjo procedurë cenon të drejtën e deputetëve për t’u njohur me dokumentacionin përpara shqyrtimit dhe kërkon që Këshilli i Legjislacionit të analizojë përputhshmërinë e këtij procesi me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit.

Marrëveshja e huas me SHBA-në parashikon financim për modernizimin e kapaciteteve ushtarake dhe blerjen e pajisjeve të mbrojtjes. Opozita ka kërkuar transparencë të plotë mbi mënyrën e shqyrtimit dhe miratimit të saj në Kuvend.

Dokumenta bashkëngjitur

EMISIONET