Ora News 16 vjeç, Kaso: Me guxim dhe integritet është bërë zëri të pamundurve

Televizioni “Ora News”, shënon sot 16 vjetorin e nisjes së transmetimeve. 

Përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso, vlerësoi rolin e këtij televizioni në transmetimin me vërtetësi dhe paanësi të ngjarjeve në vend.

Kaso: Urime Ora News në misionin  e saj finsnik për të transmetuar me vërtetësi dhe paanësi çdo gjë që ndodh në këtë vend. Është një mision akoma më i vështirë në ditët e sotme ku trysnia e qeverisë dhe mazhorancës për të ozurpuar çdo celulë apo çdo hapësirë lirie është e pandalshme dhe Ora News ka pasur guximin dhe integritetin të qëndrojë e fortë në këtë betejë dhe të bëhet për aq sa është e mundur në këtë vend dhe në këto kohë të vështira zëri i atyre të pamundurve dhe atyre që nuk duan të konformohen. Urime dhe përgëzimet e mia, duke ju uruar suksese që në të ardhmen të mund ta ushtroni në të njëjtën mënyrë drejt këtij mision fisnik por edhe për guximin që keni treguar deri tani.

Jo shumë larg zgjedhjeve mbetet ende një pikëpyetje sesi PD do ta kanalizojë veprimtarinë e saj për të garuar me 14 maj në 61 bashki.

Në intervistën për Ora News, Kaso tha se detyra jonë është të regjistrojmë PD me vulë dhe sigël sipas miratimit të Kuvendit të 11 dhjetorit 2021.

Kaso: Ka një tentativë ende nga mazhoranca dhe qeveria për të mbajtur gjallë të ahstuquajturën krizë legjitimiteti të organeve drejtuese të PD. Pavarësisht se demokratët e kanë thënë fjalën e tyre përsëri nuk reshtin tentativat për këtë dualizëm siç është ajo e fraksionit të vulës për të çuar në KQZ pësëri komisionerë.Ka një vendim të marrë nga demokratët që në këto zgjedhje duan të regjistrohen dhe do të regjistrohen me organet përfaqësuese që ata vetë i kanë zgjedhur, me vulën dhe siglën e tyre. Detyra jonë është vetëm, ta zbatojmë një gjë të tillë.

pd ora news ivi kaso

EMISIONET