16 vite “Ora News”- Ecim bashkë drejt të ardhmes!

Televizioni “Ora News”, shënon sot 16 vjetorin e nisjes së transmetimeve. Ishte 31 janari 2007,  kur u përshëndetëm për herë të parë me një premtim “Të parët për lajmin e fundit”, Slogan që nisi e vijon një traditë dhe sfidë për një television për të gjithë njerëzit. Tashmë, pas 16 vitesh, jemi një realitet i pandryshueshëm dhe zgjedhje e parë në shtëpinë e çdo shqiptari, një dritare profesionalizmi dhe vërtetësie. Dhe ashtu si çdo shqiptar edhe Ora News është përballur në këtë betejë për të vërtetën dhe me presionet dhe masa të padrejta. Por mbetemi të palëkundur në bindjen tonë se Drejtësia do bëhet, jo vetëm për ne, për të gjithë!

Kjo është mënyra se si ne njerëzit shënojmë ardhjen në jetë.

Kjo sigël shënoi nisjen e transmetimeve të televizionit Ora News.

Ishte 31 janari 2007 kur u përshëndetëm për herë të parë me një premtim “Të parët për lajmin e fundit”.

Slogan që nisi e vijon një traditë dhe sfidë për një televizion për të gjithë njerëzit.

Sot kanë kaluar 16 vite nga ajo ditë e historisë sonë të përbashkët.

Punë, risi, informim, me paanësi, vërtetësi, profesionalizëm, pa kompromis për të drejtën, për ju.

Ishte në fillime dhe mbetet një angazhimi ynë edhe për kohët që do të vijnë.

Thonë se dy janë ditët më të rëndësishme për njeriun: dita kur lind dhe dita kur zbulon pse.

Tashmë, pas 16 vitesh, jemi  një realitet i pandryshueshëm dhe zgjedhje e parë në shtëpinë e çdo shqiptari.

Një dritare profesionalizmi dhe vërtetësie, një shpirt me një mision fisnik dhe një lider në informim për ngjarjet që ndikojnë jetën e njerëzve.

Për të vërtetat që u kemi thënë dhe u tregojmë gjendemi pa faj në shenjestër, ashtu siç e kanë provuar shumë prej jush.

Na kërkuan të heshtim.

Mos fol, mos shiko, mos dëgjo, është kod që ne nuk e pranuam dhe nuk do ta pranojmë kurrë!

Na linçuan dhe akuzuan!

Kur dështuan, përdorën formën më të turpshme.

Në 3 gusht 2020, armët u drejtuan kundër camerave dhe mikrofonave.

Atë ditë, sfida jonë u bë edhe më e madhe.

Vijon për të drejtën dhe parimet e medias së lirë.

Jemi me ju, 24 orë në ditë. 7 ditë në javë. Muaj pas muaji.

16 vite “Ora News”- Ecim bashkë drejt të ardhmes!

Ora News sot është kanali i debatit të vërtetë, pa makiazhe. Është kanali i emrave të mëdhenj, i lajmeve të sakta, i informacionit të vërtetë. Kjo është pesha e përgjegjësisë që Ora News është krenare që e mban çdo ditë.

Për fëmijën që i zhyten këmbët në baltë para se të shkojë në shkollën e fshatit malor ku jeton dhe i dridhen duart në klasën e shkollës që ditë pas dite po ngelen bosh.

Për të rinjtë, që nuk e po e gjejnë veten në vendin ku lindën dhe u detyruan të rrezikojnë jetën me gomone vite më parë drejt Italisë, e kohët e fundit përmes La Manshit drejt Anglisë.

Janë mijëra e mijëra e mijëra ndër dekada.

Për ata që në vitet ’90 thurën ëndrra si ta bëjmë Shqipërinë si Europa dhe sot pas 33 vitesh ende nuk po e shohin realitet.

Për të moshuarit, që kur shkojnë në pazar blejnë me kokrra e gramë produktet që do të shtrojnë në tryezë, pasi pensioni nuk u del për ilaçet.

16 vite “Ora News”- Ecim bashkë drejt të ardhmes!

Nuk jemi mjaftuar me pasqyrimin por kemi kërkuar zgjidhjen, përgjegjësitë.

Që në ditën e parë dhe vitet që do të vijmë do të jetë në krahun tuaj.

Mbetemi të palëkundur në bindjen tonë se Drejtësia do bëhet, jo vetëm për ne, për të gjithë.

Nuk jemi perfekt, kush e thotë se është i tillë u gënjen.

Jeta nuk është e tillë.

Të gjallë dhe plotë shpresë se e nesërmja do të jetë me e mirë.

Parimi është i thjeshtë.

Çdo gjë në ekran, çdo gjë në sy të qytetarit.

Ndaj sollëm dy ekrane me një qëllim: Ora News për lajmin e fundit dhe në RTV Ora me argëtim, debat, kulturë, lajm të thelluar e shumë më shumë.

Përveç studiove moderne dhe inovative si askush tjetër, kemi sjellë etikë dhe debat qytetar si askush tjetër, jemi bazuar tek emrat që përçojnë të vërtetën.

Pas 16 vitesh, jemi krenarë që ia kemi dalë të vëmë profesionalizmin dhe parimet e gazetarisë mbi kohët e vështira për lajme të rreme.

Është Ora News, është ekrani i lajmeve të sakta, i informacionit të vërtetë.

Prej vitesh jemi televizioni që shqiptarët i besojnë kur ne u themi se kush do i fitojë zgjedhjet përpara se të numërohen votat.

Radioja është pjesë e rrugëtimit tuaj dhe webi oranews.tv e lajmit kudo jeni në dorën tuaj.

Shqiptarët besojnë, sepse ne jemi tramnsmetuesi i zërit dhe problemeve të tyre, pa filtra dhe ngjyrime politike apo ekonomike.

Kjo është pesha e përgjegjësisë që Ora News është krenare që e mban çdo ditë.

Kur ky rrugëtim nisi ishim të paktë.

Sot jemi qindra.

Të shpërndarë në të gjithë vendin, nga jugu në veri.

Përpiqemi çdo ditë që ekrani i Ora News të jetë një pasyqyrë të realitetit ku jetojmë.

Krenar që ndër vite këtë logo e kanë mbajtur në dorë dhe i kanë dhënë zë qytetarëve dhjetëra e dhjetëra kolegë.

Nderim dhe vlerësim për të gjithë. Bashkë kemi krijuar një media të vërtetë.

Të mirëpritur edhe ata që na janë bashkuar në këto kohë sfidash.

Dyert e hapura dhe për ata që do të na bashkohen në vijim.

Vetëm të vërtetën, është kushti që logo e Ora News nuk negocion.

Mijëra shqiptarë sot kanë moshën e Ora News.

Ata, prindërit dhe gjyshit e tyre janë forca jonë.

Ne punojmë që të gjithë bashkë të ndërtojmë Shqipërinë që duam, Shqipërinë që meritojmë.

Nuk ka qenë kurrë e lehtë.

Ne nuk kemi zgjedhur të jetë e tillë.

Kemi besuar tek drejtësia.

Kemi besuar tek njerëzit.

Kjo është pesha e përgjegjësisë që Ora News është krenare që e mban çdo ditë.

Ju jeni frymëzimi ynë. Ecim bashkë bashkë drejt të ardhmes.

Ju falënderojmë!

ora news 16 vjet rtv ora

EMISIONET