Kundër BE-së për Kosovën, Baçi: Më në fund pamë Ramën të sillet si kryeministër i Shqipërisë në raport me Serbinë

Gazetari Agim Baçi i ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës” foli për ngjarjen e rëndë që tronditi Kosovën dhe mbarë opinionin ndërkombëtar, që shkaktoi sulmi terrorist në veri të Kosovës të dielën që lamë pas.

Lidhur me deklaratën e kësaj të mërkure në Itali të kryeministrit shqiptar Edi Rama ku shprehu kritika ndaj Bashkimit Evropian për qëndrimin ndaj kësaj ngjarjeje, Baçi theksoi se Rama u soll si kryeministër i shqiptarëve dhe i Shqipërisë.

“Më në fund pamë Ramën të sillet si kryeministër i Shqipërisë në raport me Serbinë.

Sepse shumë deklarata të z. Rama në raport me Kosovën kanë qenë si të një kryeministri të Suedisë apo si të një të dërguari ndërkombëtar për të ulur në dialog Serbinë dhe Kosovën.

Ndërsa sot bëri deklaratën që duhet të bëjë një kryeministër shqiptar, sidomos pas asaj shfaqjeje që tregon mësë miri thelbin e qëndrimit serb ndaj popullit të Kosovës me vite dhe asaj që ka ndodhur në Ballkan dhe nuk ka kërkuar kurrë ndjesë. Dhe mban zi për disa persona që kanë shkuar për të vrarë njerëz të një populli tjetër.

Ajo që sot kërkojmë ne është që t’i japë fund qëndrimit të tij neutral dhe sjelljes si lider global, sepse nuk ka kuptim një tryezë nëse ti nuk e përqafon një kryeministër të Kosovës. E ka detyrim kushtetues.

Ajo që ndodhi me mbajtjen e zisë për ta ishte diçka e turpshme nga ana e Vuçiçit, dhe demonstron se ai u rikthye tek Millosheviçi që e ka pasur lider”, theksoi gazetari Agim Baçi.

siklajda shorja agim baçi

EMISIONET