Kambana e Manastirit, Mulolli: Kosova u sulmua nga terroristë, ndërkombëtarët duhet ta dënojnë ashpër Serbinë. Rama t’i kërkojë llogari Vuçiçit

Eksperti i çështjeve politike në Kosovë, Fitim Mulolli, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” foli për ngjarjen e rëndë që tronditi Kosovën dhe mbarë opinionin ndërkombëtar, që shkaktoi sulmi terrorist në veri të Kosovës të dielën që lamë pas.

Lidhur me deklaratën e kësaj të mërkure në Itali të kryeministrit shqiptar Edi Rama ku shprehu kritika ndaj Bashkimit Evropian për qëndrimin ndaj kësaj ngjarjeje.

“Ne kemi parë që ditën e parë kur ndodhi sulmi terrorist z. Rama ishte i heshtur, pasi dhe vetë ngjarja kishte shumë paqartësi.

Dhe me kalimin e ditëve që ngjarja sa vjen e qartësohet dhe kemi të dhëna rreth këtij sulmi terrorist, ashtu dhe qëndrimet e z. Rama kanë ardhur duke u fortifikuar në favor të Kosovës.

Tashmë ka dëshmi dhe informacione të shumta që e lidhin qeverinë e Serbisë me këtë sulm ndaj Kosovës.

Dhe nisur nga këto informacione edhe masat ndaj Serbisë nga BE-ja dhe gjithë faktori ndërkombëtar duhet të jenë shumë të ashpra.

Qeveria shqiptare duhet t’i këkrojë llogari Serbisë për këtë gjë dhe përfshirjen e strukturave shtetërore apo inteligjente serbe dhe përfshirjen e tyre në këtë sulm”, u shpreh Mulolli.

siklajda shorja fitim mulolli

EMISIONET