Gjokutaj mesazh Celibashit: Nëse do ketë ndonjë firmë të Bashës në orët e vona, t’i nënshtrohet ekspertizës
Avokati i njohur Genc Gjokutaj për situatën e Partisë Demokratike dhe nëse rrezikon që të mbetet jashtë listës zgjedhore, thotë se kjo punë ka marrë fund pasi Ilirjan Celibashi para se të jetë komisioner, është jurist dhe një nga ekspertët që kemi për zgjedhje.
Në një intervistë për mediat, ai tha se Celibashi ishte shumë shterues dhe i qartë në shpjegimin dhe as më shumë dhe as më pak se sa dhënia e formës shpjeguese të vendimmarrjes.
"Dhënia 48 orë kohë e grupit përfaqësues të grupimit të Ali-Bashës, ishte se pa firmën e zotit Basha dokumentacioni është i paligjshëm.
Celibashi ka shprehur mendim se zoti Sefa është i ligjshëm në qëndrimin e tij, por se nuk përbën thelbin e problemit. Kërkesës i mungon personi që ka tagrin për të kërkuar regjistrimin që është kryetari i partisë.
Pyetja që lind dhe kërkon zgjidhje: Dakord që mungon vula e kryetarit dhe ky është Lulzim Basha, po a është vërtetë Lulzim Basha kryetari i PD. Se Basha mund të firmosë, po mund të ankimohet nga Alibeaj.
Por Alibeaj mandatin e ka nga një autorizim i Bashës. Shiko në çfarë hullie antiligjore vërtitet gjithë kjo procedurë dhe qëndrimi i ish-kryetarit të Partisë Lulzim Basha, në largimin e tij.
Këta kanë një vit me këto autorizime venë në gjykata dhe bëjnë ankimime. Nëse nuk do të jetë kryetar, si ka mundësi që Gjykata e Apelit legjitimoi Alibeajn si ankimues.
Kur urdhri politik prevalon para ligjit ndodhin situata të tilla, kur në gjykatë je kryetar dhe në KQZ nuk je.
As Basha dhe as Alibeaj nuk janë kryetarë. Basha është i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit, nga anëtarësia dhe ky statut është i vlefshëm, se nuk është goditur statuti.
Shkarkimi nuk ka nevojë të regjistrohet gjëkundi. Së fundmi ka dhënë dhe dorëheqjen. Ka tre momente që Bashën e zhbëjnë si kryetar i partisë, pastaj të vijë në KQZ.
Alibeaj mandatin e ka marrë me një autorizim të pavlefshëm, të falsifikuar, nga Basha, i cili nuk është më kryetar dhe nuk janë shprehur forumet", u shpreh Gjokutaj.
Sipas tij, kryetari në ikje mund të propozojë një kryetar, por propozimi i tij është thjesht një mendim që pa kaluar në forume nuk merr dot kompetencat.
Gjokutaj shtoi se Enkelejd Alibeaj nuk është se nuk e ka ditur, por e ka lënë në heshtje, pasi pala që përfaqëson nuk mbledh dot një forum apo Kuvend se nuk janë më subjekt politik.
Në vijim shtoi se edhe në minutë të fundit të dalë një kryetar i vetëshpallur është kryetar i asgjësë, pasi janë një tufë të shkarkuarish që kanë emëruar njeri-tjetrin.
I pyetur se kush figuron juridikisht kryetar i Partisë Demokratike, Gjokutaj përmendi emrin e Sali Berishës si të legjitimuar nga anëtarësia dhe të kapur nga gjykata.
"Gjykata ka legjitimuar këtë person që KQZ nuk e regjistron si kryetar të një subjekti.
Ta legjitimosh si ankimues dhe ky është krim elektoral i kryer nga persona me mbështetjen e mazhorancës dhe me tre gjyqtarë të kapur që kanë përgjegjësi ligjore lidhur me këtë vendim i cili ka krijuar jo vetëm amulli, por ka vënë në rrezik votën e lirë, të drejtën e zgjedhjes dhe të zgjedhurit PD.
Afati 48 orë është 48 orë, jo 48 orë dhe të tjera, mbas këtij 48 orëshi ka mbaruar historia e Lulzim Bashës, bashkë me firmën e tij të dhënë ose jo.
Mendoj që në këto orë, aktorë dhe faktorë po punojnë fort që t’ia marrin atë firmë Lulzim Bashës.
Nëse do ekzistojë ndonjë firmë në orët e vonës, e sugjeroj komisionerin që të nënshtroj një ekspertizë grafike me ekspertë të pavarur që vështirë se mund të bëhet në Shqipëri, se mund t’ia kenë falsifikuar.
Ata që e kanë projektuar këtë skenar, janë në këmbë, në pushtet, janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për të shmangur opozitën nga zgjedhjet vendore të 14 majit. Afati ka skaduar, nuk di kë quan KQZ 48 orësh.
Rrethi është i mbyllur ndërkohë afatet skadojnë. Do quajmë afat ditën e sotme, apo kur të mbarojë procesi ankimor.
Është futur procesi në një qerthull dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe. PD e vërtetë demokratike nuk ekziston në këtë debat", u shpreh avokati.
Avokati shtoi se regjistrimi i Partisë Demokratike në emrin e Enkelejd Alibeaj është i përjashtuar, se shtyrja prej 48 orësh nuk është bërë që KQZ të shqyrtojë se cili nga kryetarët duhet të regjistrohet, por se shtyrja është bërë kohë që të merret firma e Lulzim Bashës dhe ti jepet kohë që ta çojnë në KQZ.
Por në këtë drejtim tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka të mbyllur kapitullin me Enklelejd Alibeaj.
"Për dorëheqjen e Lulzim Bashës, deklaroi se instituti i dorëheqjes në momentin që merret krijon pasoja juridike dhe se pasqyrimi i dorëheqjes së tij në regjistrin e partive, duhej të bëhej mbasi forumet të kishin zgjedhur një kryetar tjetër.
Kjo është një lojë! Lulzim Basha nuk futet më në zgjedhje, se përgjigjen e ka marrë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Dhe Alibeajt nuk i intereson të futet në zgjedhje e dinë sa vota kanë.
Duan të veshin mantelin e opozitës, të ankohen te mazhoranca që KQZ nuk i regjistroi dhe se mazhoranca i ka persekutuar si demokratë të vërtetë se e dinë që po u futën në garë nuk kanë asnjë votë.
PD në bashkëpunim të ngushtë me Partinë e Lirisë do garojnë me gjithë kandidatët e saj.
Do gjenden modalitete në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe do realizojnë vullnetin se flasim për një opozitë reale që e ka mision dhe detyrim garimin, pavarësisht pengesave që do i paraqiten përpara.
Këta nuk gjejnë dot ku kanë vulën dhe siglën, janë apo jo kryetar", theksoi Genc Gjokutaj ne edicionin e lajmeve në MCN TV.