Regjistrimi i PD-së në zgjedhje, Sefa: Celibashi të marrë vendim tani, të mos bëjë deklarata politike
Përfaqësuesi i PD-së në KQZ Ilir Sefa, i bëri thirrje kryekomisionerit Zgjedhor Ilirjan Celibashi që ta marrë vendimin sot, sepse s’ka pse të vonohet duke qenë se Partia Demokratike nuk do të dorëzojë asnjë dokument.
“Kërkoj t’i bëj thirrje publikut Komisionerit. Të marrë vendim sa më shpejt, PD e ka bërë të qartë se PD nuk depoziton asnjë akt shtesë.
Dokumentacioni i plotë dhe i ligjshëm. Të marrë vendim sa më shpejt dhe pa humbur. E lusim të marrë një vendim sa më shpejt.
Argumentet politike të Komisionerit nuk mund të ngrihen në këtë godinë. Kush e ka qëllim të bëjë politikë në këtë godinë nuk e ka vendin këtu. Komisioneri të japë një vendimmarrje tani”, tha Indrit Sefa.