Berisha kërkon të vendosë në krye të bashkisë Korçë një grua: Zgjedhjet më të rëndësishme pas atyre të 22 marsit 1992

Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët e Korçës ku prezantoi kandidaten për kryebashkiake në zgjedhjet e 14 majit Ledina Aliolli. Këtë proces zgjedhor Berisha e cilësoi më të rëndësishmin për Partinë Demokratike pas atij të 22 marsit 1991. Gjatë fjalës së tij ai akuzoi qeverinë për varfërimin e vendit dhe nxitjen e emigrimit masiv të qytetarëve.

Zgjedhjet e 14 majit, tejkalojnë për nga rëndësia çdo proces tjetër zgjedhor pas atij të 22 marsit 1991, tha Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidates demokrate për bashkinë e Korçës, Ledina Alolli.

"Kam bindjen se Ledina Aliolli, ka të gjithë dhembshurinë, përkushtimin, dashurinë për qytetarët e Korçës, sokaket, tregun, fermerët, për Korçën në tërësi dhe me besimin tuaj, ajo do të shkrijë të gjithë energjitë e saj për ta merituar atë besim. Por sot, unë përsëri theksoj se këto zgjedhje në bindjen time, në ndërgjegjen time, për nga rëndësia tejkalojnë të gjitha zgjedhjet që kemi bërë deri sot, pas atyre të 22 marsit 1992".

Berisha akuzoi qeverinë se ka përkeqësuar ekonomike duke detyruar qytetarët e Korçës dhe gjithë vendit të emigrojnë jashtë.

"Në 8 vite, secili prej nesh nuk ka më së paku 1/3 e të rinjve tanë, e fëmijëve tanë. Në 8 vite ne kemi emigruar vetëm në hapësirën e BE-së, 937 mijë shqiptarë. Po të shtojmë, SHBA, Kanadanë e vende të tjera jashtë hapësirës Shengen, kjo shifër i kalon 1 mln".

Gjatë fjalës para qytetarëve Korçarë, Berisha përsëriti akuzat ndaj Kryeministrit për aferën McGonigal dhe shtoi se ky skandal ashtu si ndërhyrjet ndaj gjykatës në procesin për vulën e Partisë Demokratike, kishin për qëllim shkatërrimin e opozitës.

EMISIONET