VIJON VAPA/ Vala e të nxehtit shtrihet në të gjithë vendin por në këto zona moti pritet të ketë "surpriza"

VIJON VAPA/ Vala e të nxehtit shtrihet në të gjithë vendin

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm dhe temperaturave të larta gjatë kësaj dite. Në pjesën më të madhe të territorit pritet të mbizotërojë mot i kthjellët, ndërsa në disa zona malore do të ketë vranësira të përkohshme.

Sipas parashikimit të motit, vendi do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites do të ketë alternime vranësirash mesatare në zonat malore të veriut dhe lindjes.

Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi mesatare rreth 6 metra në sekondë.

Në det pritet valëzim i forcës 1 deri në 2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.

EMISIONET