"Me 3 mars u nxor jashtë ligjit opozita", Goxhaj tregon ku gaboi Sali Berisha me gjyqin për vulën

Avokati Altin Goxhaj thotë se vendimi i Apelit me 3 mars nxori jashtë ligjit opozitën.

Për Ora News ai thotë se PD gaboi në aksionin e saj politik pasi sipas tij duhet të ishte investuar më shumë në protesta për të ushtruar presion për mbajtjen e gjyqit për vulën nga Apeli që në shtator.

"Vendimi i 3 marsit dhe derivatet e kësaj historie kanë të bëjnë me një ngjarje shumë të rëndësishme. Në vitet '46 kur u bënë zgjedhjet e Republikës, opozita u var e gjitha në litar dhe doli jashtë ligjit. Kjo ka ndodhur në 3 mars, është nxjerrë jashtë ligjit opozita. Janë edhe të paaftë, janë dështakë, avokatë copë-copë, njerëz që nuk dinë të ndërtojnë një artikulim.

Opozita nuk kupton ku është. Në shtator duhet të kishte protesta masive ku themeli kryesor duhet të ishte dhe një protestë te gjykata jo për vendimin por për datën e gjyqit. Në 7 korrik u krijua frymë e fortë dhe frikësim i pushtetit. Ishte shumë masive. Duhet të kërkonin që në shtator të bëhej gjyqi. E çonin në Gjykatë të Lartë dhe pastaj në atë Kushtetuese".

Sipas tij, shtatori duhet të ishte muaji i revoltës publike.

"Patëm një qasje skeptike që në verë, por në shtator kur ne prisnim të fillonin revoltat masive e cila do të zgjidhte dhe problemin e vulës që në shtator. Mezor u bë një protestë në 12 nëntor.

Shtatori duhet të ishte muaji i revoltës publike, mosbindjes civile, presionit publik ku Rama e tregoi veten dhe në 7 korrik që u shqetësua shumë nga ajo lloj proteste. Më shumë u shqetësua Veliaj që pa fundin e tij e kandidimit të tij politik dhe me gjithë mjetet e tij arriti ta rikthejë në shinat e vjetra PD".

EMISIONET