Statistikat/ Katër yje gjermanë përfundojnë në ekipin e dështimeve të Kupës së Botës

Statistikat/ Katër yje gjermanë përfundojnë në ekipin e

Nuk ka asnjë dyshim se kombëtarja gjermane ishte një nga zhgënjimet më të mëdha të Kupës së Botës në SHBA, Kanada dhe Meksikë, pasi u eliminua që në fazën e 1/32.

Këtë mendim duket se e ndajnë edhe në Portugali, ku katër yje gjermanë janë renditur mes zhgënjimeve më të mëdha të turneut.

Tre nga dhjetë zhgënjimet më të mëdha të Kupës së Botës vijnë nga radhët e kombëtares gjermane.

Të paktën kështu vlerëson gazeta portugeze “A Bola” në renditjen e saj. Asnjë kombëtare tjetër nuk përfaqësohet me më shumë lojtarë në Top 10. Madje, “A Bola” ka përfshirë katër futbollistë gjermanë në formacionin me 23 lojtarët që konsiderohen më të dobëtit e Kupës së Botës. Më konkretisht, Xhoshua Kimish, Jamal Musiala dhe Leroj Sané janë përfshirë në formacionin titullar, ndërsa Manuel Nojer është vendosur në stol si portieri rezervë. Për Kimish, gazeta shkruan se ai ishte “një nga fytyrat e zhgënjimit gjerman”.

Ylli i Bajernit dhe kapiteni i kombëtares gjermane pati vështirësi në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe, sipas vlerësimit, u tejkalua qartë nga Nathaniel Braun, i cili luajti në krahun e majtë. Sa i përket Musialës, i vetmi moment pozitiv ishte goli i tij në fitoren 7-1 të Gjermanisë ndaj Kurasaos në ndeshjen hapëse. Për pjesën tjetër të turneut, sipas “A Bola”, 23 vjeçari vazhdoi sezonin zhgënjyes që kishte kaluar me Bajernin. Gazeta nuk merr parasysh faktin se Musiala humbi pjesën më të madhe të sezonit prej dëmtimit. Edhe Sané është përfshirë në formacionin e “dështimeve” të Kupës së Botës.

Përveç golit të tij të diskutueshëm ndaj Ekuadorit, sipas “A Bola”, ai nuk arriti të tregoj shumë gjatë turneut. Megjithatë, treshja gjermane nuk është e vetme në këtë formacion. Në sulm është përfshirë edhe Kristiano Ronaldo (Portugalia), ndërsa mesfusha përbëhet nga Bruno Fernandes (Portugalia), Federiko Valverde (Uruguai) dhe Joško Gvardiol (Kroacia). Në stol gjenden gjithashtu emra të mëdhenj si Kenan Jýldýz (Turqia), Nejmar dhe Rafinja (Brazili), Bernardo Silva (Portugalia) dhe Deklan Rajs (Anglia).

EMISIONET