Tej e këndej...Celibashi kërkon Bashën, Partia Demokratike regjistrimin
Sot, në këtë vend, gjithshka mund të ndodhë!
Jemi mësuar me vendime nga më të çuditshmet jo vetëm nga institucionet publike, por edhe nga gjykatat.
I haruat ato vendimet e paradokohshme të gjykatave tona zullumqare teksa favorizonin me vendimet e tyre X apo Y oligark, godasin biznesmenë të veçantë si kundërshtarë të regjimit, duke krijuar norma apo preçedentë të rrezikshëm në kurriz të së drejtës, praktikës gjyqësore apo normave ligjore?
Kjo ndodhi edhe dy ditë më parë në KQZ, kur kreu i saj ndonëse njeh lidershipin real të PD nga njëra anë nuk e regjistron atë në të drejtën e saj themelore dhe kushtetuese që të marë pjesë në zgjedhje duke konkuruar denjësisht si alternative qeverisëse, nga ana tjetër i lē 48 orë afat 4-5 njerëzve duke u kërkuar të sjellin Lulëzim Bashën aty apo autorizimet e tij, meqë Gjykata e Tiranës, si mbajtëse zyrtare e regjistrit te OJF dhe partive politike, nuk janë pasqyruar ndryshimet e ndodhura kur Luli ynë teksa ka njē vit që është vetëlarguar nga drejtimi i partisë fakt që provohet publikisht pasi nuk ka asnje dalje publike që të deshmoje kete cilesi por vetem dorëheqjen e tij, paska haruar të autorizojë stafin e tij të pasqyrojë kete detyrim ligjor nē aktet e subjektit ne regjistrin e gjykates.
Në jurisprudence ka nje parim te shenjte qe kush shkel ligjin nuk mund të perfitoje prej tij!
Në keto rrethana faktike dhe ligjore nuk e kuptojme se çfare akti pret KQZ apo Celibashi prej Bashës per te vijuar më tej?
Për ata që nuk e dinë se si duhet të zhvillohen procedurat e kërkuara ka vetem nje rruge. Lulëzim Basha duhet të urdheroje alinashet e tij të depozitoje kerkesen e doreheqjes ne Gjykaten e Tiranes sipas parashikimeve ligjore duke kryer njekohesisht ndryshimin perkates në regjistër. Këtu mbaron historia! Ligji nuk lejon kryerjen e asnje veprimi juridik më tej! Situata mbetet kaotike, pa asnje zgjidhje ligjore perderisa palet te "dy" grupimet vijojne te mbeten në te njejten status quo nisur edhe nga vendimi i fundit i gjykates se apelit i cili i ka kthyer palet ne momentin fillestar të dhjetorit 2021.
Nuk e di se çfare zgjidhje do te japë KAS per kete çeshtje ndonëse prevalon e drejta e PD reale kundrejt atij grushti të vogël njerezish që permes manovrave dhe mbeshtetjes qeveritare kërkon të mbajë peng një vulē e cila nuk është më funksionale pasi është nxjerë jashtë perdorimit nga vetë anëtarësia e kësaj partie përmes shprehjes së demokracise direkte nga vullneti i anëtarësisë së saj në përputhje me përcaktimet statuore, në raport me kushtēzimet apo inponimet e një pushteti të tretë për të mbajtur pezull një ndryshim në Regjistrin perkatës tē krijuar me ligj edhe pse realist e administron një pushtet tjetër që ligjërisht nuk lidhet me asnjë tjetër?
Në kushtet kur me rrethanat e krijuara rrezikohet prania reale e opozitës në zgjedhje në ushtrim të misionit të saj, kur KQZ kërkon të sjellin prova të reja për të cilat nuk mund të fabrikohen ngjarrje apo fakte që nuk kanë ekzistuar përgjatë këtij vitit të fundit dhe më parë atëhere i vetmi mjet demokratik është gjetja e një zgjidhjeje politike që opozita reale të marë pjese në zgjedhje. Ndryshe pushteti politik i njē mazhorance që me sa duket kontrollon të gjitha pushtetet me këtë akt do të asgjësonte kuptimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe sundimit të ligjit në Shqipëri