''Edvin, me këta qëndrestarë nuk ke asnjë shans'', Balliu prezanton kandidatët e PD në Astir, Muçollari dhe Pano

''Edvin, me këta qëndrestarë nuk ke asnjë

Sot, Drejtuesi Politik i PD Klevis Balliu, kryetari i degës 16, Eduart Rexha, prezantuan në njësinë 14, dy kandidatët për deputetë për Shqipërinë Madhështore, z.Grigels Muçollari dhe z.Jonathan Pano.

Klevis Balliu kujtoi edhe protestën e Unazës së re që zgjati për 420 ditë, si edhe denoncoi faktin se si kjo zonë është ende sot pa asnjë çerdhe, kopësht dhe shkollë.

Balliu e quajti këtë takim një frymëzim dhe një provë se nga: RAMA IK kemi kaluar në RAMA IKU.

Dy kandidatët Muçollari dhe Pano garantuan fitoren e 11 Majit në këtë sfidë të përbashkët për ta bërë Shqipërinë Madhështore.

Postimi i Balliut:

Edvin, me këta qëndrestarë nuk ke asnjë shans!
Sot, në një takim të jashtëzakonshëm u prezantuan dy kandidatët për deputetë: Grigels Muçollari dhe Jonathan Pano .

Narkopushteti është në grahmat e fundit! Entuziazmi , fuqia dhe madhështia e rezistencës së qytetarëve të Unazës së Re, përkushtimi i opozitarëve për të mbrojtur demokracinë, si dhe bashkimi i qytetarëve të Astirit , të cilëve u është mohuar shkolla , kopshtet dhe çerdhet , kanë ngritur një cunam anti-Ramë.

Fitoren e Shqipërisë kundër narkokryeministrit Edi Rama nuk e ndalon askush!

Shqipëria Madhështore nuk është një slogan, por një mision kombëtar!

Është detyra jonë si qytetarë të punojmë për të, sepse Zoti i ka dhënë klimën, tokën, detin, liqenet dhe ujin.

Zoti e ka bekuar që ajo të jetë madhështore!

Ndaj ne, me besimin në Zot , me besimin tek njëri-tjetri , Shqipërinë Madhështore do ta bëjmë fakt!

EMISIONET