VIDEO/ Në dyert e GJKKO-së për tenderat 30 milionë euro, Erion Isai dhe 14 zyrtarët përballen me seancën paraprake
Nis në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, dhe 14 të pandehur të tjerë nga Bashkia Kolonjë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, të cilët akuzohen për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.
Çështja lidhet me një hetim të Prokurorisë së Posaçme për tre procedura prokurimi të zhvilluara gjatë vitit 2020, me një vlerë totale që kalon 30 milionë euro.
GJKKO pritet të shqyrtojë kërkesën e SPAK për kalimin e dosjes në gjykim. Gjykata mund të vendosë pranimin e kërkesës dhe nisjen e procesit gjyqësor, kthimin e çështjes për plotësim hetimesh ose pushimin e saj.
Në listën e të pandehurve janë:
Erion Isai – Kryetar i Bashkisë Kolonjë
Eljona Mydini – Ish-zëvendëskryetare e Bashkisë Kolonjë
Erjon Cenko – Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Engjëll Dine – Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Ermal Zylfo – Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Armand Tafil – Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Muharrem Tartari – Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Shpëtim Liço – Punonjës i Bashkisë Kolonjë
Ergys Verdho – Ish-kreu i ARRSH-së
Erald Elezi – Ish-drejtor në ARRSH
Genti Raça – Përgjegjës preventivi në ARRSH
Donikë Shehu – Ish-specialiste në ARRSH
Klarita Konomi – Ish-specialiste në ARRSH
Nikollaq Mihali – Specialist në ARRSH
Erdit Salillari – Përgjegjës sektori në ARRSH
Sipas hetimit të SPAK, procedurat e prokurimit të vitit 2020 janë objekt i dyshimeve për shkelje të rregullave të tenderimit dhe favorizim të mundshëm gjatë zhvillimit të tyre.
Seanca paraprake do të përcaktojë nëse dosja do të kalojë për gjykim në themel, nëse do të kërkohen veprime të tjera hetimore apo nëse çështja do të mbyllet në këtë fazë.


