Berisha reagon pas përplasjeve para Kuvendit: ‘Egërsi shtazore’ ndaj protestuesve, lirim i menjëhershëm të të arrestuarve

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas përplasjeve mes Policisë së Shtetit dhe protestuesve para Kuvendit, ku u raportuan edhe arrestime gjatë protestës.
Në reagimin e tij, Berisha dënon veprimet e policisë ndaj qytetarëve protestues, duke i cilësuar si të papranueshme dhe të ashpra.
Sipas tij, ndërsa në Kuvend zhvillohen përpjekje për të minimizuar protestën, në rrugë qytetarët përballen me forcën e policisë.
Berisha e lidh reagimin e shtetit me frikën ndaj protestës dhe mungesën e përgjigjes me argumente ndaj kërkesave të qytetarëve.
Ai shprehet se përdorimi i forcës ndaj protestuesve paqësorë tregon, sipas tij, arrogancë të pushtetit.
Ai kërkon lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve gjatë protestës.


