Masakra në Kurjan/ Gjykata e Fierit dënon me burgim të përjetshëm Altin Kukën për vr*sjen e dyfishtë

Masakra në Kurjan/ Gjykata e Fierit dënon me burgim të

Gjykata e Fierit ka dhënë vendimin përfundimtar ndaj të akuzuarve për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Kurjan më 10 shtator 2024, duke dënuar me burgim të përjetshëm Altin Kukën. Në të njëjtën çështje, gjykata ka vendosur edhe dënimin e dy djemve të tij me 27 dhe 30 vite burg.

Ngjarja kishte ndodhur para një lokali në pronësi të familjes Kurtaj, ku humbën jetën Gramos dhe Lavdimir Kurtaj pas të shtënave me armë zjarri.

Sipas hetimeve, konflikti kishte nisur më herët mes familjeve, ku djali i autorit, Ervis Kukaj, ishte përfshirë në një përplasje fizike me pjesëtarë të familjes Kurtaj dhe kishte përdorur armë zjarri gjatë incidentit fillestar.

Më pas, sipas dosjes hetimore, ai ka informuar vëllain e tij, Emauris Kukaj, për ngjarjen. Ky i fundit ka marrë armën e zjarrit të llojit automatik dhe është nisur drejt vendit ku ndodheshin viktimat.

Armën, sipas hetimeve, ai e ka përgatitur për përdorim dhe ka nxitur të atin, Altin Kukën, të qëllojë drejt dy viktimave, duke çuar në vrasjen e tyre.


Gjykata ka vlerësuar se veprimet kanë qenë të organizuara dhe të ndërlidhura mes anëtarëve të familjes, duke çuar në dënime të rënda për të gjithë të përfshirët në ngjarje

EMISIONET