Aksidenti tragjik me dy v*ktima dhe 15 të plagosur në autostradën Tiranë- Durrës, dalin PAMJET nga vendi i ngjares
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2026, 16:03
Pamjet nga aksidenti tragjik me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës pranë QTU-së janë publikuar.
Siç shihet edhe në pamje, një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona të cilët kishin mbetur të bllokuar brenda minibuzit dhe 15 të tjerë kanë shkuar tek Trauma në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhet policia, ambulanca dhe zjarrëfikësja e cila po bën të mundur nxjerrjen e pasagjerëve nga furgoni.

