“Do të bëjmë çmos që investimet të shtohen”/ Rama: Përmes tyre duam që ta rrisim ekonominë tonë

“Ky është një problem i të gjitha vendeve të Mesdheut, ku vendet janë rritur dhe pretendimet janë rritur. Por, ne do të vazhdojmë që të bëjmë çmos që investimet të shtohen, sepse duam që ta rrisim ekonominë tonë.
Duam të shkojmë mbi 35 miliard euro dhe nuk shkohet në mënyra të tjera, përveçse rritjes së investimeve. Të gjitha shtete e tjera garën që kanë me njëra-tjetrën është për të tërhequr investime të huaja. Ideja se investimet e huaja i bien ndesh atdheut janë idetë më të marra, të cilave duhet t’u qëndrosh me vendosmëri me kurriz”, tha Rama.
