Pas valës së arrestimeve para Kuvendit, protestuesit zhvendosen para Drejtorisë së Policisë. Kërkojnë lirimin e të shoqëruarve

Protesta para Kuvendit u shoqërua me tensione. Pas sulmeve me vezë dhe bidona uji ndaj mjeteve të deputetëve dhe ministrave, policia nuk e ka "kursyer" turmën dhe ka nisur arrestimin e protestuesve.
Pamjet e transmetuara në Ora News, kanë treguar momentin ku qytetarët janë tërhequr zvarrë në momentin e prangosjes dhe mes tyre janë arrestuar aktivisti Dritan Goxhaj dhe avokati Altin Goxhaj.
Kjo situatë e tensionuar, ka ngjallur më tej reagimin e turmës së protestuesve teksa ata kanë vijuar tubimin dhe thirrjet drejt Drejtorisë së Policisë.
Pas përplasjeve me blutë, turma ka shkuar përballë godinës së Drejtorisë së Policisë, ku kanë kërkuar lirimin e të prangosurve.

