PAMJE/ Shembet pallati 7-katësh në Athinë, ja çfarë raportohet ta ketë shkaktuar

PAMJE/ Shembet pallati 7-katësh në Athinë, ja çfarë

Një pallat 7-katësh me apartamente është shembur mesditën e sotme në Athinë, duke shkaktuar panik në zonë dhe ndërhyrje të menjëhershme të forcave të emergjencës. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për viktima.

Tre persona që ndodheshin brenda godinës kanë arritur të dalin në kohë, pasi shembja e ndërtesës ka ndodhur në mënyrë graduale. Një banore tjetër ka bërë me dije se nuk ndodhej në banesë në momentin e incidentit.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, fillimisht u raportua për katër persona të bllokuar, tre burra dhe një grua, por më pas ata janë kontaktuar dhe rezultojnë të sigurt.

Hetimet paraprake tregojnë se shembja ka ndodhur gjatë punimeve ndërtimore në një objekt ngjitur me pallatin.

Në zonë po kryheshin gërmime për themelet e një ndërtese të re, çka dyshohet se ka ndikuar në destabilizimin e godinës.

Policia ka arrestuar pesë persona të përfshirë në punimet ndërtimore, përfshirë pronarin e projektit, inxhinierin dhe punonjës të tjerë. Autoritetet po verifikojnë nëse janë respektuar lejet dhe rregullat e sigurisë gjatë punimeve.

EMISIONET