Berisha: Mbështesim pesë kërkesat e protestuesve, parlamenti t’i trajtojë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se mbështet kërkesat e protestuesve dhe se ato do të jenë pjesë e angazhimit të opozitës në aktivitetet e saj brenda dhe jashtë vendit.

I pyetur lidhur me pesë kërkesat e parashtruara nga protestuesit, përfshirë edhe kërkesën për krijimin e një qeverie tranzitore jopolitike në rast të dorëheqjes së kryeministrit, Berisha tha se Partia Demokratike i mbështet ato.

Ai theksoi se opozita do t’i trajtojë këto kërkesa “me seriozitetin më të madh” në aktivitete politike kombëtare dhe ndërkombëtare, duke shtuar se kauza e protestuesve është ngritur edhe në takimet dhe kontaktet e PD-së jashtë vendit.

“Ne kemi mbështetur plotësisht pesë kërkesat e para dhe mbështetja ndaj tyre përbën një nga motivet më themelore të angazhimit tonë total, jo me simbolet dhe sloganet tona, por si anëtarësi dhe mbështetës të Partisë Demokratike, bazuar në fibrën qytetare.

Kërkesat e paraqitura dje garantojnë protestuesit se do të konsiderohen me seriozitetin më të madh, si në aktivitetin tonë direkt kombëtar, ashtu dhe aktivitetin tonë ndërkombëtar. Dua të theksoj këtu se ne, në të gjitha lidhjet tona dhe aktivitetet ndërkombëtare, kemi mbrojtur kauzën e drejtë të protestuesve”, tha Berisha.

Berisha kërkoi gjithashtu që Kuvendi të ndërpresë aktivitetet e tjera dhe të fokusohet te shqyrtimi i kërkesave të protestuesve.

“Jemi të gatshëm të trajtojmë me seriozitetin më të madh dhe insistojmë që parlamenti të ndërpresë çdo lloj aktiviteti tjetër dhe të merret me trajtimin e kërkesave të drejta të protestuesve, të protestës së rinisë dhe qytetarëve shqiptarë”, tha ai.

FJALA E PLOTE:

Edi Rama rikthen plotësisht survejimin e qytetarëve të kohës më të zezë të diktaturës komuniste.

Për rikujtesë, për gjenerata të tëra që nuk e dinë, gjatë diktaturës, të gjitha ambientet e jashtme, anët e bulevardit, pemët, urat, etj, etj, kanë qenë të mbushura me ato që në ato kohë ne i quanim çimka, të cilat regjistronin 24 orë mbi 24 orë çdo bisedë që bëhej nga qytetarët që uleshin në ato anësore të trotuareve, ose në stola, ose në parqe.

Çmenduria e diktaturës nuk kishte kufi.

Sot Edi Rama ka vendosur një sistem edhe më të thellë, edhe më të plotë survejimi se ai që ekzistonte në diktaturë.

Pas instalimit të aparaturave të regjistrimit dhe përgjimit të plotë të internetit në Shqipëri, që ai bëri me rastin e bllokimit të TikTokut dhe që vazhdojnë edhe sot të kontrollojnë totalisht komunikimet me internet në Shqipëri, Edi Rama pajisi, vendosi në dispozicion të Policisë së Shtetit projektin që quhet Smart City.

Smart City është një projekt i bazuar në kamerat robotike, me rezolucion shumë të lartë dhe aftësi të mëdha, që në Evropë administrohet totalisht nga bashkitë dhe që është kryekëput në funksion të shërbimeve ndaj qytetarëve.

U lutem, këtu keni një kamerë robotike që survejon ditë e natë protestën, kryengritjen paqësore të qytetarëve dhe rinisë shqiptare.

Të tilla kamera janë vendosu në të katër anët e Tiranës dhe që të gjitha jo në disponim të bashkisë, por në diskonim të shtetit policesk dhe Policisë së Shtetit.

Shikoni çfarë deklarate bën.

Ky është Skënder Troplini apo Çela, thoni si të doni, drejtori i përgjithshëm i narkopolicisë.

‘Policia ka hyrë në epokën e monitorimit inteligjent, fajtorin e përcakton teknologjia’.

Imagjinoni ju pra se me çfarë shteti policesk kemi të bëjmë.

Kamerat që duhet të administrohen tërësisht nga bashkia në interesin më të mirë të qytetarëve, administrohen tani nga narkopolicia për survejimin e rreptë të qytetarëve.

Kemi paraqitur këtu se cili është modeli klasik i Smart City.

Menaxhon trafikun. Transportin publik. Ndriçimin inteligjent. Parkim dhe mjedise. Shërbime bashkiake. Menaxhohet nga bashkitë dhe institucionet urbane- larg duart policia.

Fokusi ose objektivi: komoditeti për qytetarët, t’u shërbehet sa më mirë qytetarëve.

Projekti i narkoshtetit shqiptar.

20 qytete dhe pikat kufitare.

Nën administrimin e narkopolicisë së shtetit- do të thotë karteleve të drogës.

Platformë IA dhe qendër e avancuar kontrolli.

Kamera, radarë, ANPR dhe rrjet fibre optike.

Monitorim dhe kontroll i territorit.

Asnjë nga funksionet e Smart City në bashki. Të gjitha policeske.

Mirëmbajtje operative.

Monitorim.

Pra, nuk fokusohet vetëm në shërbime urbane, por siguri, kontroll, monitorim i centralizuar.

Ja survejimi masiv.

Operator kryesor: policia.

Qendra e komanduar: natyrisht nga policia.

Survejim nga IA dhe analiza në kohë reale.

Lexim targash dhe gjurmim të lëvizjeve- imagjinoni ë.

Potencial për të dhëna biometrike, veçanërisht fytyra.

Ruajtja dhe analizë e të dhënave.

Shkatërrim i privatësisë dhe lirive civile.

Pra, mbikëqyrje, siguri dhe kontroll, model i centralizuar polici-komandë-qendër.

Shtet policesk.

Narkoshtet.

Pra, ‘Smart City’- ‘Safe Nation’ këta oruellianët.

Nga përmirësimi i cilësisë së jetës dhe shërbimeve publike tek kontrolli i popullsisë dhe parandalimi i gjoja kërcënimeve.

Nga shërbimet e trafikut, transporti, energji, parkim, ndotje tek siguri, rend, identifikim, monitorim i sjelljes dhe aktiviteteve.

Nga të dhënat e agreguara anonime për analiza dhe planifikim tek të dhëna personale të identifikueshme në kohë reale në shtetin policesk.

Nga kufizim vetëm në shërbime tek e gjërë dhe e vazhdueshme në shumë nivele dixhitale.

Nga platforma të hapura analitike tek kamera IA, njohje fytyre, të dhëna, integrim në baza të dhënash.

Nga ligje për mbrojtjen e të dhënave tek ligje të gjera shpesh të paqarta dhe të frikshme.

Nga të dhëna dhe algoritme shpesh publike në zero transparencë.

Nga përfitimi i shërbimeve më të mira për qytetarët tek mbikëqyrja e qytetarit dhe profilizimi i tij në shtetin policor.

Nga në funksion të shërbimeve publike, planifikimit urban, politika publike në kontroll, hetim, ndjekje, parashikim të sjelljes dhe profilizim të qytetarit.

Nga rrezik i ulët për privatësinë nëse ka kontroll dhe auditim në rrezik i lartë për privatësinë, abuzim politik dhe diskriminim.

Pra, këto janë dallimet esenciale midis kombit të sigurt dhe qytetit të mençur.

Është një hap tjetër që Edi Rama, i tmerruar nga qytetarët shqiptarë, i tmerruar përpiqet t’i dominojë ata duke i vendosur ata në kontroll të plotë nga mëngjesi gjer në darkë në çdo lëvizje të tyre.

Tejkalon të gjitha regjimet autoritare.

Të gjitha këto vijnë në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Shqipërisë, në kundërshtim flagrant me direktivën e BE.

Pra, janë një shkelje e rëndë e ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar dhe e dënojmë me forcën më të madhe.

Së dyti, përsëri përshëndes dhjetëra mijëra qytetarë, të cilët në kushte të jashtëzakonshme të një vape të paparë, mbushën përsëri dje rrugët dhe bulevardet e Tiranës gjer në orët e para të mëngjesit, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të narkodiktatorit.

U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, i madh dhe i vogël, t’i bashkohen kësaj proteste në çdo kohë dhe në çdo rast.

Kësaj proteste madhështore që mbjell shpresë në çdo zemër shqiptare.

I bëj thirrje diasporës të mbetet si gjer sot, e angazhuar në këtë mision të madh të shpëtimit të Shqipërisë nga një regjim që në shumë aspekte e ka dëmtuar në ekzistencën e vet kombin shqiptar më shumë se çdo regjim tjetër para tij.

Dënoj me forcën më të madhe sharjet e pakualifikueshme që Edi Rama u bën shqiptarëve në mediat më të mëdha ndërkombëtare.

U garantoj se as Gadafi, as Sadami, as Maduro nuk i kanë lejuar vetes gjuhën që Edi Rama ka përdorur në Financial Times ndaj shqiptarëve.

Ky ka dëshmuar urrejtjen e pakufishme që ka ndaj qytetarëve shqiptarë.

Sharja e tij ishte shokuese për gazetaren dhe audiencën e pranishme.

Edi Rama nuk sillet si padrino, shumë më keq se padrino i Shqipërisë.

Edi Rama konsideron Shqipërinë një sulltanat të kohërave të shkuara, në të cilin vetë ai bën sulltanin, gjykatësin, policin dhe çdo funksion tjetër.

Edi Rama duhet të largohet një minutë e më parë.

Edhe prapa diellit të shkojë, shkon si një hajdut i pashoq i kombit të tij.

Shkon si njeriu që ndërtoi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë.

Shkoi si një tradhtari i një kombi që bëri gjithçka, kreu gjenocid të kalkuluar ndaj tij për t’i përzënë shqiptarët nga Shqipëria, një armik i egër i shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo në botë.

PYETJE PERGJIGJE ME GAZETARET

Anisa Kadesha, RTSH: Zoti Berisha, si i vlerësoni pesë kërkesat e parashtruara dje nga protestuesit, ku ndër të tjera ata kërkuan krijimin e një qeverie tranzitore jopolitike për një afat 12 mujor në rast se kryeministri jep dorëheqjen?

Sali Berisha: Ne kemi mbështetur plotësisht pesë kërkesat e para dhe mbështetja ndaj tyre përbën një nga motivet më themelore të angazhimit tonë total, jo me simbolet dhe sloganet tona, por si anëtarësi dhe mbështetës të Partisë Demokratike, bazuar në fibrën qytetare.

Kërkesat e paraqitura dje garantojnë protestuesit se do të konsiderohen me seriozitetin më të madh, si në aktivitetin tonë direkt kombëtar, ashtu dhe aktivitetin tonë ndërkombëtar.

Dua të theksoj këtu se ne në të gjitha lidhjet tona dhe aktivitetet ndërkombëtare kemi qenë, kemi mbrojtur kauzën e drejtë të protestuesve.

Jemi të gatshëm të trajtojmë me seriozitetin më të madh dhe insistojmë që parlamenti të ndërpresë çdo lloj aktiviteti tjetër dhe të merret me trajtimin e kërkesave të drejta të protestuesve, të protestës së rinisë dhe qytetarëve shqiptarë.

Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha, keni denoncuar disa herë që Edi Rama po përgatit azilin për ish-zëvendëskryeministren nën hetim Belinda Balluku. Keni më informacione për këtë? Faleminderit.

Sali Berisha: Tani, së pari, ajo është marrë me azilin e Lubi Ballukut. Dhe kjo është e vërteta.

E vërteta tjetër është se dosjet e rënda të shqyrtuara gjatë kësaj periudhe dëshmojnë se Lubi Balluku dhe Edi Rama janë bashkëkryetarë jo të një grupi të strukturuar kriminal, jo, të një organizate të strukturuar kriminale në qeverinë shqiptare.

Por, a po mendon dhe Edi Rama për kokën e tij, për t’u larguar? Pa asnjë dyshim që po. Po mendon.

Dhe unë po e ndjek dhe opozita është e gatshme dhe i bën thirrje vendeve me të cilat Shqipëria ka marrëdhënie, të refuzojnë çdo kërkesë për azil politik të cilitdo qeveritar apo politikan shqiptar në mënyrë të prerë, kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të tij.

EMISIONET