EMRI/ Tentoi të vr*së një person në Shijak 3 vite më parë, arrestohet 41-vjeçari

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 41-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur më 1 qershor 2023 në Shijak, ku dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur shtetasin A.Ç.
Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari është shtetasi Ervis Hado, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për “vrasje me dashje, mbetur në tentativë” si dhe “mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës kishte caktuar më herët masën e sigurisë “arrest në burg” për këtë shtetas, me vendim të datës 8 qershor 2023.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë të mundur ekzekutimin e masës së sigurisë, duke finalizuar ndalimin e tij pas periudhës së qëndrimit në kërkim.

