Autoriteti i Dosjeve shkon në Gjyq, Gjokutaj: Prokuroria të heqë dorë nga qokat që bëri

Gjykata e Tiranës ka shfuqizuar vendimin e Prokurorisë për të mos nisur një procedim penal ndaj Autoritetit të Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, pas kallëzimit të bërë kundër këtij institucioni, nga ish presidenti Ilir Meta.

Rreth kësaj  ka folur dhe avokati Genc Gjokutaj  në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj.

Gjokutaj tha se “Kallëzimi i kishte të gjitha elementet, faktet të argumentuara, është bërë për ti dhënë përgjigje një farse të turpshme që nuk është thjesht vepër e një autoriteti por ka mbrapa ngjyrime politike”.

Genc Gjokutaj: Kallëzimi i kishte të gjitha elementet, faktet të argumentuara, është bërë për ti dhënë përgjigje një farse të turpshme që nuk është thjesht vepër e një autoriteti por ka mbrapa ngjyrime politike.  Gjykata në limitet e saj ka gjykuar ankimin tonë, është një gabim i madh i Prokurorisë që një kallëzim për 6 vepra penale Prokuroria të mos denjojë të hetojë provat shkresore dhe provat me dëshmitarë. Nga ana e vonimit të gjykatës në mënyrë shteruese janë përcaktuar vendimi. Unë i kam kërkuar Autoritetit dokumentacionin lidhur me çështjen që kam në mbrojtje dhe nuk ka dhënë dokumentet. Çështja është çuar sërish në gjykatë për të detyruar Autoritetin e Dosjeve të japë dokumentet. Unë inkurajoj organin e Prokurorisë që të heqë dorë nga qokat që bëri në fillim dhe ti shkojë çështjes deri në fund.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET