Arben Ahmetaj shkon në SPAK, nën hetim për korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme!

Ish-Ministri Arben Ahmetaj është paraqitur paraditen e kësaj të enjteje në Prokurorinë e Posaccme Anti-Korrupsion.

Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për 4 akuza të rënda: shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave, duke bashkuar kështu procedimin për inceneratorët dhe atë të regjistruar pas kallëzimit për vilën në Hamallaj.

Mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj. 

Në lidhje me pasuritë SPAK ka marrë në pyetje shumë persona mes të cilëve edhe ish bashkëshorten e cila ka deklaruar se ka në pronësi vetëm shtëpinë në ish bllok ndërsa vila në Palasë nuk është e saja.

Pak kohë më parë se Arben Ahmetaj i cilësoi të paligjshme kontrollet që janë bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit e SPAK në vilat në pronësi të bashkëjetueses së tij dhe ish gruas.

Arben Ahmetaj shkon në SPAK, nën hetim për korrupsion, pastrim

Ahmetaj përmes një ankimi në GJKKO-në e Apelit tha se e para kontrolli në një prej vilave minimalisht është anti kushtetues pasi nuk është marrë leje nga Kuvendi duke qenë se ai është deputet dhe jeton aty.

Sipas Ahmetaj njëkohësisht bashkëjetuesja nuk është informuar paraprakisht për të pasur praninë e një mbrojtësi ligjor.

Kujtojmë se SPAK po heton ish ministrin Arben Ahmetaj në kuadër të procedimit 277/1. Ky procedim është një fraksion hetimor për çështjen e inceneratorëve.

Në kuadër të hetimeve, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar për kontroll në disa nga pasuritë në emër të bashkëshortes së Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe të bashkëjetuese Erjola Hoxha. 

Gjatë kontrollit tek vila në zonën e Hamallajt, u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh. Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente.

Pasuria e Arben Ahmetajt në sitë

Ndaj Arben Ahmetajt ka nisur një hetim pasuror. Së bashku me dokumentacionin e ndërtimit të objekteve SPAK ka sekuestruar edhe dokumentacionin për arredimin e të gjitha këtyre pronave. 

Identifikimi i pronave fizike e veçanërisht vilave, si dhe marrja e informacionit  ne mos të dhënave dokumentare që provojnë shumën e investuar si në ndërtimin ashtu edhe të arredimit të tyre nga Ahmetaj dhe familjaret e tij që përbën një provë që ish-ministri po hetohet për pastrim parash.

Pronat e përmendura

Vilë e Albina Manckas, në zonën e Rolling Hills (Vila A00)

"Vila 22"  në Valamar, në ngarkim të Erjola Hoxhës (Building Design Vila Vale Mar 0765).  

Apartamenti në Kompleksin "Valamar", Interior Design. porositur nga Erjola Hoxha

Vilë Nr. 73 Green Coast (Interior Desigh 1037

Banesë e Albina Manckës në pallatin "Tuborg", në zonën e Bllokut

spak arben ahmetaj edison vatnikaj

EMISIONET