Punonjësi i fasonerisë në Thumanë humbi jetën pasi u godit nga makineria, arrestohet administratori

Punonjësi i fasonerisë në Thumanë humbi jetën pasi u
Në foto viktima T.D

Një ngjarje e rëndë tronditi vendin ditën e djeshme ku një punonjës fasonerie humbi jetën pasi u godit nga një makineri gjatë orarit të punës.

Pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e administratorit të fasonerisë, 48-vjeçari me inicialet F.K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin F. K., 48 vjeç, banues në Krujë, administrator i një fasonerie në Fushë Thumanë, pasi ditën e djeshme, në këtë fasoneri, shtetasi T. D., 33 vjeç, duke punuar me një makineri, është goditur nga një pjesë e makinerisë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET