Koreshi ironi dhe batuta me gazetarët për situatën në PD: “Luftën” po e bëjnë për by** e vet që ta mbajnë në karrige

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka folur jashtë parlamentit për situatën në PD. Korreshi tha se nuk iu është vendosur në dispozicion lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që ishin në mbledhjen e fundit.

Ai tha se anëtarët e Këshillit Kombëtar janë zgjedhur nga anëtarët.

Sa i përket me zgjedhjen që duhet të bëjnë, Korreshi tha me ironi se është dhe opsioni për të shitur shalqi, teksa theksoi se demokratët duhet të dinë se lufta nuk bëhet për ta, por për interesa personale.

“Jo nuk na është vendosur në dispozicion se kush ishte në mbledhje. Kjo është elementare, është A-ja.

Unë dhe anëtarët e këshillit Kombëtar që njoh në Lushnjë, kanë votuar për PD-në zyrtare. Çdo njeri është i lirë të shikojë dhe ëndrra, nuk mund të përdhosë çdo njeri dhe të thotë ka shkuar tek Ilir Meta. Anëtarët e Këshillit Kombëtar janë zgjedhur nga anëtarët.

Unë në shtëpi kthehem përnatë. Është dhe opsioni për të shitur shalqi, por unë mendoj dhe gjykoj se të paktën demokratët duhet të dinë se lufta nuk bëhet për ta, por për terezinë e vet, bythën e vet që ta mbajnë në karrige.

Që të mbash 1 vit e gjysmë karrigen dhe të bësh si i djegur për PD-në nuk e di kush e ka çuar te Meta dhe Berisha partinë”, tha Korreshi.

EMISIONET