Amnistia Penale në prag të votimit/ Rama pritet të vijë nga Roma, mungon opozita

Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë seancën për votimin e projektligjit për Amnistinë Penale.
Mësohet se, deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste kanë mbërritur thuajse të gjithë në sallën e Kuvendit, duke konfirmuar angazhimin e mazhorancës për miratimin e këtij akti.
Në seancë pritet të jetë i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, i cili është duke udhëtuar drejt Tiranës pas një vizite zyrtare në Romë.
Deri në këto momente, pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës nuk janë paraqitur në sallë. Ndërkohë, i vetmi që është vënë re në ambientet e Kuvendit është deputeti Agron Shehaj.
