Ortaku i biznesmenit të përgjuar nga antimafia italiane Antonio Gallo i njohur me nofken “Princi” është marrë nën hetim pasi ka hapur dyqanin e tij në Tiranë më 22 qershor 2017. Në bisedat e përgjuara, Gallo flet me djalin e ish policit të Guardia di Finanza, i cili thotë se në Shqipëri ai është si në shtëpinë e tij dhe se votimet do ti fitonte Partia Socialiste.

Ata flasin për të ftuar persona me pushtet në inagurimin e dyqanit në Tiranë ndërsa përmendin edhe një pedagog si ndërmjetës për investime në turizëm dhe prodhimin e djathit.

Antimafia italiane ka regjistruar procedim penal për personat që kanë dalë në përgjimet e grupit mafioz të Ndraghetas, të cilët vepronin në Tiranë për llogari të bizsnesmenëve të dyshuar për një sërë veprash penale.

Një prej tyre është edhe Eno, i përshkruar në dosje si shtetasi shqiptar Henrik Baçi, bashkëaksioneri i kompanisë së hapur në Tiranë në vitin 2017 nga biznesmeni nën hetim nga antimafia, Antonio Gallo.

Ky i fundit ka festuar inaugurimin e kompanisë në Tiranë pikërisht në 22 qershor 2017 ndërsa në biseda përmendet fakti se tri ditë më pas më 25 qershor ishin zgjedhjet në Shqipëri të cilat personat në përgjim shprehen të sigurtë se do ti fitonte Partia Socialiste.

Investimi fillestar për hapjen e biznesit të Gallos, që njihej me pseudonimin Princi, ishte rreth 80 mijë euro siç dokumentohet nga përgjimet e datës 24 maj 2017, në faqen 490 të dosjes.

Antonio Gallo: “Atje ecën shumë sektori i mjekësisë”

Saverio Brutto:“Babi (Tommaso Brutto) ka kontakte e mund të bëj shumë…”

Ndërsa Luciano D’Alessandro, djali i financierit Erco D’Alessandro thotë se në Shqipëri “duhen kontakte e babi… “(aludon pra punën e të atit si funksionar i Guardia di Finanza, tashmë nën hetim nga Antimafia).

Antonio Gallo thotë se biznesi do të jetë në sektorin e instrumenteve të parandalimit të aksidenteve e se brenda 30 ditëve do të jënë pagesat me paradhënie.”

Në një bisedë më 22 maj 2017 mes Antonio Gallo e Tommaso Brutto zbardhet se biznesi do të jetë në ortakeri me shqiptarin Eno, (HENRIK BACI) e do të hapet në qëndër të Tiranës.

Përgjim të datës 27 maj 2017, ora 11.28, mes Ercole mes D’Alessandro me sipërmarrësin politikan Tommaso Brutto:

D’Alessandro : “Inaugurimi do të jetë më datë 22 qershor e të shohim se mos sjellim njerëz të tillë që…, kuptove?”

Po atë ditë por pak orë më vonë në Ercole D’Alessandro zhvillon një bisedë telefonike me një grua shqiptare për inaugurimin.

Përgjime i datës 27 maj 2017 ora 12.23.

Biseda mes Tommaso Brutto e Ercole D’Alessandro:

Ercole D’Alessandro: “E di më kë po flisja. Kjo është doktoreshë, , bir k…, është e fortë, plus që është e thekur për… atje janë kushërinjtë e saj… janë… më kuptove brenda strukturave e duam t’i ftojmë në inaugurim..”

Lexo dhe: Përgjimet e Antimafias/ Ndragheta për Shqipërinë: Nëse hyn ministër ai i yni, do të na firmosë kontratën menjëherë


Faqe 500

Inaugurimi i biznesit Gallo Albania Infortunistika shpk bëhet me datë 22 qershor 2017 e  një ditë më pas më 23 qershor 2017 ora 19.06 sipërmarrësit italianë festojmë me një shishe spumante.

Të pranishëm Tommaso Brutto me gruan, Saverio Brutto Ercole D’Alessandro. Luciano D’Alessandro e Antonio Gallo.

Ercole D’Alessandro: “A e dini se në Shqipëri jam si në shtëpinë time, nesër janë zgjedhjet e ai që do të fitojë është Partia Socialiste e se miqtë e mi po bëjnë gjithçka për të hyrë në Europë e nëse ka ndonjë kurajoz që nuk do të investojë në Itali e do të investojë para të vërteta, në kuptimin që ti vjen këtu e ata…. Tirana e Durrësi janë në qëndër të Shqipërisë, nuk janë gabelë që gjen në veri o në jug… këta të gjithë janë njerëz studiozë, të gjithë njerëz të kulturuar… të gjithë presin këtë ndryshim e duan të hyjnë në Europë me çdo kusht e tani pas zgjedhjeve do të shihni…. pastaj kanë gjithë atë territor… a e dini që importojnë 80% të mishit të derrit.

E di çfarë dua të them… se një miku im që është përgjegjës i të gjithë veterinerëve të Shqipërisë e që jep mësim në dy Universitete në Vlorë e në Durrës më ka thënë: Sa terren do?

Tommaso Brutto: “…Për perëndi!

“Ercole D’Alessandro: ” 200 euro në vit 10 hektarë tokë të mjafton më tha?”

Antonio Gallo: “Thonë se do të nis turizmi si bomba…

Ercole D’Alessandro:Do t’i them Dedonit të vij në Shqipëri e të bëj djathë…. këtu ecin shumë prodhimet kalabreze, pasi i vlerësojnë shumë këto produkte…”