Pas thashethemeve se Jay Z e tradhëtonte, ja çfarë bën Beyonce
Vetëm disa ditë pas spekulimeve se kujt ajo po i referohej si “Becky me flokë të bukura” në këngën Sorry, femrën me të cilën e trashtonte bashkëshorti i saj, Beyonce ka bërë një kthesë 180 gradë për të treguar përkushtimin ndaj reperit Jay Z mbrëmjen e së mërkurës.
Ylli i muzikës pop e ka mbyllur koncertin në Miami, pjesë e turit Formation, duke i dedikuar atij baladën e fuqishme “Halo” teksa tha: “Për bashkëshortin tim të bukur…Të dua shumë”.
Jay Z, sipas raportimeve të fansave, ishte i ulur në qëndër të tribunës së stadiumit Marlins Park.
Prezenca e tij dhe dedikimi i këngëtares duket se i ka shuar të gjitha thashethemet për tradhëtinë e 46 vjeçarit.
/Oranews.tv/
