Opozita bllokon Kuvendin e Kosovës
Ende pa filluar seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, është bllokuar nga opozita, shrkuan Rtk.
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë se sa të jetë ai kryetar në Kuvendin e Kosovës nuk do të hyjë në seancën e Kuvendit. “Nuk është mirë të mbyllet kuvend”, ka thënë ai. Ai thotë se qëndrimi i opozitës është që mos të vazhdojë seanca.
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca para mikrofonit të kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka dhënë qëndrimet e opozitës rreth zhvillimit të mbledhjes së sotme të Kuvendit të Kosovës.
Konjufca, tha se pa u hequr nënshkrimi nga marrëveshjet e Brukselit nga Isa Mustafa, Kuvendi nuk do të zhvilloj mbledhje. Konjufca tha se askush nuk është zgjedhur për ta shitur Kosovën.
