“Oligarku” Pëllumb Salillari, e ka kthyer Kuçovën dhe Dimalin në pronë private dhe askush nuk reagon

“Oligarku” Pëllumb Salillari, e ka kthyer Kuçovën

“Oligarku” Pëllumb Salillari e pranon edhe vetë që i blenë të gjithë e të gjitha!

Në fakt, për herë të parë po thotë të vërtetën.

Këtë e ka dëshmuar me kohë, por sidomos muajin e fundit hapur fare!

Pas blerjes spektakolare të votave në Bashkinë Kuçovë, dhe thyerjes së heshtjes elektorale më “13 Maj”, tani po shpërblehet nga Qeveria.

Fatorinoja i qindarkave, kthehet në buall të miliardave të vjedhura nga paratë e shqiptarëve!

Pseudo-miliarderi, tanimë me pasuri marramendëse, që vazhdon të vjedh hapur nga taksat e shqiptarëve, ku nga fatorino në super miliardier shprehet pa ju dridhur qerpiku, se ai mund të blejë qeverinë, drejtësinë, se mund të paguajë për çdo gjë dhe se mund të eliminojë çdo kundërshtar.

Shkon më tej kur shprehet se vendos ai për kryebashkiakë, kryepolicë, gjyqtarë, deputet etj.

*Theksoj se profesionin e fatorinos e respektoj, por kalimi me hapa galopant nga fatorino në miliarder në format e arritura prej tij është problemi që duhet ngritur dhe luftuar.

Këtij “gjakpirësi” nuk i doli Kuçova, tani po ha Dimalin! Po gërryen lumin për resortin e radhës. Qytetarët po hanë tymin përditë, që Salillari të marrë miliardat.

Ka nxjerrë jashtë përdorimit një qytet të tërë të Dimalit në pjesën Jug-Perëndimore me guroret e tij që mbulojnë dhe helmojnë duke marrë jetë njerëzish me tymin e tyre në gjithë qytetin Dimal.

Ndërsa në pjesën qendrore dhe Veriore ka marrë me qira për 99 vjet, gjithë tokën dhe pyjet dhe po bën ndërtime. Po kështu në zonën e mbrojtur nga UNESCO në Sinec.

Po kështu, ka bërë dhe nipin i tij, me 200 ha pyll në Zdravë-Kuçovë, ku po prish bukuri natyrore dhe po i kthen pa kursim në resort, ashiqare fare për përfitime personale.

Pra ky “Oligark” e ka kthyer Kuçovën dhe Dimalin në pronë private dhe askush nuk reagon!

“Oligarku” Salillari e krahason veten me Al Kaponen, ku fati i tij dihet!

Ky hajdut shikon ëndrra me miliardat e tij që ka gërryer e dëmtuar gurore, pyje, lumenj, zona të mbrojtura etj.

Por ‘Oligark’, edhe ty si të gjithë 2 metra vend të pret dhe miliardat si merr dot me vete, do i gëzojë populli!

Fryhu dhe pak kohë se do shfryhesh shpejt o fatorino i qindarkave, i kthyer në buall i miliardave me pasuritë e shqiptarëve!

Nëse në këtë vend ka sadopak drejtësi, gëzohu edhe pak kohë o Salillar me gjithë Hajdarët e tu.

Kërkoj nga KQZ, KAS dhe SPAK, të bëjnë drejtësi me rezultatin e zgjedhjeve në Kuçovë.

Nëpërmjet kësaj do i thuhet ndal dorës që në mënyrë mafioze po kontrollon jetën e çdo banori duke përdorur taksat e tyre!

**Nëse “fatorino” ndikon te KQZ, KAS, Kolegji Zgjedhor dhe Institucionet nuk do të munden ta ndalin me ligj, do e ndalim me Maliq.

Shënim: Lefter Maliqi, është kandidati humbës i koalicionit të opozitës “Bashkë Fitojmë” në garën për kryetar të bashkisë së Kuccovës në zgjedhjet vendore të 14 majit.

lefter maliqi pëllumb salillari

EMISIONET