Pse po kthehet Basha? Gurra: Është në misionin e tij, për të mbajtur peng PD-në deri në shkatërrim. Bashës i ka humbur koha
Gazetari Hysni Gurra i ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News” deklaroi se Lulzim Basha po vazhdon misionin e tij për të vijuar pengmarrjen e Partisë Demokratike pas mbarimit të misionit nga Alibeaj.
“Lulzim Basha është në misionin e tij (duke ironizuar librin e tij) për të vijuar mbajtjen peng të Partisë Demokratike.
Pasi e mbaroi misionin Enkelejd Alibeaj tashmë vendosi të rikthehet vetë dhe btë vijojë ta mbajë peng PD-në dhe nëse ai vazhdon në këtë mënyrë kjo do ta çojë në shkatërrimin përfundimtar të kësaj partie politike.
Por besoj se kjo nuk do të ndodhë pasi Lulzim Bashës i ka humbur koha tashmë”, u shpreh gazetari Hysni Gurra.