Kundër rritjes së rrogës, Sula sqaron qëndrimin në Kuvend: E turpshme që ne t’i lëpihemi liderit. Situata në PD, çmenduri

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula u shpreh në Kuvend kundër shtesës së rrogës për deputetët, ndërsa deklaroi se ajo do të shkojë për shoqatën e jetimëve në Peqin.

Nga foltorja e Kuvendit Sula  foli me tone të ashpra kur tha se rritja e pagës për deputetët dhe ministrat është tejet e lartë dhe e pajustifikueshme.

Dhe pikërisht për këto qëndrime të mbajtura paraditen e sotme, Sula në një intervistë për “Ora News”, në një intervistë për moderatorin Beti Njuma sqaroi se ai nuk është kundër rritjes së pagave, pasi siç tha ai lka deputetë që të ardhurat e tyre janë vetë paga që ata marrin, dhe ka prej atyre që nuk e dinë se sa e kanë pagën.

“Unë nuk jam hipokrit, pasi mendoj se politika ka shembujt e saj moral. Por them se ka shtresa më vulnerabël që kanë nevojë për ndërhyrje direkte tek pagat.

Por ka në Kuvend dhe deputetë që nuk dihet kush janë dhe çfarë bëjnë në Kuvend, që nuk kanë asnjë kontribut dhe iu dyfishohet paga. Për sa kohë ka budallenj edhe në krahun tjetër të politikës, pjesë e së cilës jam dhe unë, Edi Rama ka të drejtë të bëjë ç’të dojë. Jemi aq keq sa të mund të ngjallim shpresë”, theksoi Dashnor Sula.

Lidhur me ngjarjet në kampin e opozitës dhe rikthimin e Lulzim Bashës, Sula deklaroi se rruga e nisur është shkatërrim i së djathtës dhe i PD-së.

“Dhe pastaj në 2025 Rama merr mandatin e 4 dhe të pestë. Konflikti është i stisur nga të dyja palët në PD. Është herët të flasim për këtë, dhe situata kërkon maturi, pjekuri. Pasi rruga ku Berisha mban pjesën e madhe të PD-së, vjen Basha mban pjesën tjetër, pra kjo është çmenduri”, theksoi ndër të tjera ligjvënësi demokrat Dashnor Sula.

EMISIONET