Gashi: Basha i ka dhënë një shkelm të madh demokratëve, në momentin kur duhej t’i vinte shpatullat

Politologu Shpend Gashi i ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News” deklaroi se Lulzim Basha i ka dhënë një shkelm të madh demokratëve.

“Emërtimi duhej të ishte rishfaqja dhe jo rikthimi i z. Basha. Por ne e kemi ditur se ngrirja e tij pas përçarjes së madhe ka qenë një lloj tentative për t’u rikthyer pasi PD-ja të merrte goditje në zgjedhje ashtu siç dhe mori. Edhe në publik z. Basha është rishfaqur vetëm, ndryshe nga imazhi që kishte nga kostumet, duke iu përshtatur edhe rinisë që ai kishte mbledhur, dhe ajo që më bëri përshtypje se pse nuk kishte asnjë nga figurat e mëdha të PD-së.

Pra unë nuk e shikoj si surprizë, por ideja është se çfarë do të ndodhë tani. Pasi edhe në analizat tona politike nuk dimë ku ta vendosim këtë njeri, pasi nuk e dimë as peshën e tij politike.

Sepse në radhë të parë çfarë është dorëheqja, sepse me atë dorëheqje është bërë një lëmsh i madh dhe dikush duhet ti kërkojë llogari se çfarë peshe mban ai për situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike tani?!

Pasi kemi të bëjmë me një njeri opozitar që i ka dhënë një shkelm shumë të madh opozitës në momentin që duhet t’i jepte krahët dhe t’i vendoste shpatullat”, deklaroi ndër të tjera Shpend Gashi.

EMISIONET