Djegësi i Elbasanit/ A ekziston kontrata për impiantin e energjisë?
SPAK është dorëzuar përballë zhdukjes fizike të kontratës koncesionare për sterilizimin.
E ky është një skandal më vete që kërkon vënien para përgjegjësisë të autorëve të mundshëm.
Në vorbullën e kësaj zallamahie korruptive natyrshëm lindin shumë pikëpyetje.
Midis tyre ajo për kontratën e datës 23 nëntor 2016, të nënshkruar midis MEI dhe ALBTECH “PËR NDËRTIMIN DHE SHFRYTËZIMIN E NJË IMPIANTI ME RIKUPERIM TË ENERGJISË NGA TRAJTIMI I MBETJEVE URBANE NË QYTETIN E ELBASANIT”, e cila i zgjati koncesionin Albtech për 25 vite.
A ekziston fizikisht kjo kontratë?!
E ka sekuestruar SPAK?
Sepse ajo ka përshkruar një fat të çuditshëm.
I pari që ngriti shqetësimin për mospublikim e saj ishte gazetari ivestigativ ARTAN RAMA, i cili denoncoi që në 2020 parregullsitë korruptive të saj.
Një shkrim bombë ky.
Madje gazetari u pengua me dhunë me ditë të tëra të dëshmonte në komisionin hetimor, gjoja se kishte një akt-padi nga ALBTECH.
Jo vetëm kaq:
-Kontrata nuk mund të gjendet e aksesohet online në asnjë formë kërkimi në faqen e ËEB të ministrisë përgjegjëse. As në ndonjë server tjetër qeveritar.
-Madje dhe në ekstraktin e saj në Qendrën e Biznesit, ALBTECH nuk e pasqyron dhe as e përmend fare, ndërkohë që ka të cituar kontratën e parë të koncesionit 16.12.2014 dhe VKM e datës 09.11.2016 për këtë çështje.
Pjesë të saj me foto janë vetëm në raste denoncimesh dhe nuk mund të administrohen si fakte.
SPAK, m.q.s u dogj nga qulli(sterilizimi) duhet t’i fryjë kosit-thotë populli.
Duhet të sekuestrojë, nëse nuk e ka bërë këtë kontratë. Brenda saj ka shumë “xhevahire”!