Njeriu “kyç” në koncesionin e sterizimit/ Gentian Keri, ish-kreu i Prokurimeve Publike u kallëzua penalisht edhe para 5 vitesh

Njeriu “kyç” në koncesionin e sterizimit/ Gentian Keri,

Veç orientimit nga gjykata, për thellimin e hetimeve të Prokurorisë së Posaçme SPAK, në verifikime pasurore dhe korruptive, të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja dhe ish-ministrit Shkëlqim Cani, janë dhe katër emra të tjerë, zyrtarë të Komisionit të Prokurimeve Publike që po hetohen.

“Ora News” ka mësuar se 4 personat që janë në hetim quhen Gentian Këri, me detyrë ish-kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike, Spiro Kuro, me detyrë zv/kryetar i këtij komisioni dhe dy anëtarët Leonard Gremshi dhe Hektor Balluku.

Të 4 këta persona, dy ish-ministrat, zyrtarë të tjerë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe kompaninë konçesionare “Sani Service”, janë duke u hetuar nga SPAK, pas një vendimi detyrues nga gjykata për të thelluar veprimet hetimore.

Por Gentian Këri, ish-kreu i KPP-së nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi ai në prill të vitit 2018 së bashku me katër ish-anëtarë dhe anëtarë të KPP-së së kohës, do të kallëzoheshin penalisht në prokurori për shkelje gjatë detyrës.

Kallëzimi do të bëhej nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, pasi në përfundim të auditimit ne ate kohe, u gjetën vendime të KPP-së që favorizonin apo skulifikonin pa të drejtë operatorë ekonomikë nga procedurat tenderuese.

Janë të paktën shtatë raste, në periudhën 01.01.2015 deri më 31.08.2017, ku anëtërët e KPP-së janë gjetur në shkelje nga KLSH.

Po ashtu në disa prej këtyre rasteve rezulton se  KPP ka vendosur që të kualifikojë dhe shpallë si fitues operatorin ekonomik me ofertën më të lartë edhe pse asnjëri prej operatorëve ekonomikë nuk plotësonte kriteret kualifikuese.

Vlera e dëmit ekonomik shkaktur buxhetit të shtetit nga këto çështje llogaritet në 248 milionë lekë.

Gentian Keri, pas katër vitesh në krye të KPP-së ku shpeshherë u akuzua për konflikte interesi në dhënien e tenderëve, u emërua në shtator 2017 Sekretar i Përgjithshëm tek Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës.

spak elton qyno kpp ilir beqaj prokurimet sterizilimi

EMISIONET