Operacion ndërkombëtar anti-drogë/ Mes të arrestuarve edhe nipi i deputetit të PS

Zbardhen detaje të reja në lidhje me operacionin e koduar ‘Atos’ ku janë arrestuar disa shqiptarë në Blegjikë.

Burime nga policia e shtetit kanë bërë të ditur se arrestimet janë bërë gjatë 5 ditëve të fundit.

Burime nga policia e Shtetit kanë bërë të ditur se të arrestuarit shqiptarë janë:

Musa Gjikola, Genti Balliu alias Flamur Balliu, Ramazan Rraja, Fioralb Rraja, Bledar Pepaj, Fatmir Xhecuka.

Lexo edhe:

Operacion ndërkombëtar anti-drogë/ 6 shqiptarë në pranga. Ja si funksiononte trafiku i narkotikëve

Mes të ndaluarve bie në sy dhe Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist Rahman Rraja.

Ramazan Rraja

Ramazan Rraja u përfshi në një skandal me ish-të dashurën e tij, Xhisiela Maloku rreth 10 muaj më parë.

Ai u bë i njohur për publikun edhe gjatë një skene dhune në ambjente e QSUT, ku dhunoi në sy të qytetarëve dhe të një punonjëseje policie një vajzë.

 SKENA E DHUNËS NË QSUT

Në kuadër të operacionit “ATOS”, në periudha të ndryshme gjatë vitit 2019 dhe vitit 2020 janë sekuestruar nga Policia belge, në bashkëpunim me Policinë shqiptare, rreth 232 kilogramë kokainë, një armë zjarri pistoletë, si dhe rreth 200 mijë euro.

Ky grup kriminal funksiononte duke ngarkuar lëndën narkotike në kontenierët e bananeve nga Amerika Latine, duke e fshehur lëndën narkotike në arkat e bananeve dhe në trupin e kontenierëve.

Pasi kontenierët e pajisur nga trafikantët me GPS mbërrinin në destinacion, trafikantët, për të mos u identifikuar dhe zbuluar, organizonin vjedhje me armë të lëndës narkotike nga magazinat ose dhomat e pjekjes së bananeve”, thotë policia në njoftimin e saj.

/a.r,OraNews

Vendi Lajme Kronike operacioni antidroge Aktualitet atos ramazan rraja

EMISIONET