Peleshi mban fjalimin e parë si ministër i Mbrojtjes, Xhaçka ulet në karrigen e ministrit të Jashtëm
Ministrja Olta Xhacka i dorëzoi sot detyrën ministrit të ri të Mbrojtjes Niko Peleshi.
Ceremonia u mbajt sot paradite para ministrisë së Mbrotjes ku ministri i ri mbajti edhe fjalimin e parë në krye të këtij dikasteri.
Në fjalën e tij Peleshi tha Shqipëria do të vazhdojë të jetë jo thjesht një faktor stabiliteti në rajon por dhe eksportues i sigurisë duke marrë pjesë në operacione ushtarake dhe humanitare kudo ku NATO por dhe BE dhe OKB do të kenë nevojë për angazhimin tonë.
Peleshi: Detyra e ministrit të Mbrojtjes është që t’i kontribuosh paqes, të promovosh lirinë, të përmbushësh detyrimet dhe rolin tonë si vend aleat i NATO-s. Do ta kryej këtë detyrë me devocion dhe atdhedashuri. Përshëndes djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë si aseti më i madh i Forcave të Armatosura. Ju keni treguar se keni aftësi, të denjë për një vend anëtar të NATO-s.
Sot përulem para ushtarakëve që dhanë jetën në krye të detyrës në misionet tona paqeruajtëse. Në rrugëtimin tonë jemi përkrah aleatëve, dua të veçoj SHBA për ndihmën e vyer e të pakuersyer.
Shqipëria do të vazhdojë të jetë jo thjesht një faktor stabiliteti në rajon por dhe eksportues i sigurisë duke marrë pjesë në operacione ushtarake dhe humanitare kudo ku NATO por dhe BE dhe OKB do të kenë nevojë për angazhimin tonë.
Fillimi së afërmi i punimeve për bazën e Kuçovës është një ngjarje me rëndësi të veçantë strategjike por dhe një sfidë e jashtëzakonshme qe do të kërkojë dedikimin maksimal nga të gjithë ne. Jam gjithashtu në dijeni se ka filluar dialogu me NATO-n për bazën e Pashalimanit. Ky projekt duhet ndjekur me këmbëngulje për ta kthyer në realitet.
Po sot ministrja Xhaçka mori detyrën e ministres së Jashtme.
Ditën e djeshme (4 janar) në Kuvend u miratuan ndryshimet e reja në qeveri. Më pas ministrja e re e Evropës dhe Punëve të Jashtme Olta Xhaçka dhe ministri i i Mbrojtjes Niko Peleshi u betuan para Presidentit të Republikës.
Lexo dhe:
Betohen para Presidentit Meta ministrat Xhacka dhe Peleshi
Pro dhe kundër ndryshimeve të reja në qeveri, ja si votuan deputetët
