Nga luksi në qeli, dalin kallëzimet: Si u merrte biznesmenëve bizhuteri dhe veshje të shtrenjta pa paguar
Gjykata e Tiranës la në burg pa afat 42-vjeçaren Elvira Lame e cila akuzohet se ka mashtruar dhjetëra tregtarë duke u hequr si shefe në strukturat e policisë, apo ndonjëherë si bashkshortja e nje zyrarti të lartë të organeve të rendit. Sipas prokurorisë e akuzuara ka mashtruar qytetarë dhe bisnesmene te shumtë të cilëve u ka marrë shuma të konsideruseshme parash. 42 vjecarja vijoi të shfajësohet duke mos pranuar asgjë nga akuzat e ngritura ndaj saj.
Tirane- Elvira Lami, 42 vjecarja nga Gjirokastra, e cila kishte hapur një zyrë në kryeqytet dhe akuzohet se mashtronte biznesmenë e qytetarë të ndryshëm doli sot para gjykatës së Tiranës për masë sigurie.
Ajo hiqej se ishte zyrtare e lartë policie, apo ndonjë rast edhe bashkëshorte e një funksionari të lartë të policisë, dhe u merrte shuma të konsiderueshme parash
Me kerkesë të prokurorisë Gjykata e Tiranë ka lënë në burg të akuzuarën për mashtrim ndërsa vuri në dukje faktin se 42 vjeçarja ishte persëritëse, pasi për të njëtën akuzë ishtë dënuar edhe nga Gjykata e Gjirokastrës dhe madje ishte ende në liri me kusht.
Kater kallezimet
Prokurori Julian Zonja ka risjellë katër kallëzimet që ishin bërë deri në këto moment në polici dhe prokurori ndërsa deklaroi se vijojnë denoncimet edhe nga persona të tjerë .
Sipas prokurorit një kallëzim është bërë nga një biznesmen, të cilit i kishte marrë bizhuteri në vlerën 150.000 lekë të cilat nuk i kishte paguar duke u justifikuar se kishte një problem me bankën.
Një tjetër kallëzim është bërë nga një pronare dyqani veshmbathjesh ku edhe këtu kishte marrë rroba në vlere te konsiderushme dhe nuk ia kishte kthyer duke e mashtruar.
Tjeter kallëzim është bërë nga një një qytetar të cilit Elvira i është prezantuar si drejtoresh e një kompanie sigurimesh të cilit i kishte marrë një shume 9500 eurosh dhe i kishte premtuar se do ti rregullonte vajzën në pune.
Por vete Lami nuk e ka pranuar akuzën duke u shprehur para Gjykatës se nuk e dinte se përse ishte arrestuar dhe po mbahej në qeli.
