"Na kërcënojnë me bukën e gojës", Minatorët e Munellës në Fushë Arrës i ankohen Bushatit: Këtu nuk jetohet, sa të na jepet mundësia do të largohemi

"Na kërcënojnë me bukën e gojës",

Në rrethin e Pukës  pjesa me e madhe e banorëve kanë si të vetmen mënyre jetese punen në minirën e Munellës. Minatorët e kësaj zone shprehen se nuk kanë asnjë kusht apo siguri sa më te vogel për jetën e tyre brenda galerive ku nxirret edhe bakri.

Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Helidon Bushati  zhvilloi një takim me punonjësit, ku mes disktutimeve minatorët shfaqën problematikat e tyre ku vinin theksin tek kushtet jashtë cdo standarti për jetën dhe rrogat minimale.

Sipas tyre, qeveria i ka lënë jashtë cdo vëmendje ku e vetmja rrugëzgjidhje për ta është braktisja e kësaj miniere.

Problem në këtë zonë, mbetet edhe infrastruktura rrugore  që lidh Fush Arrëzin, me minierën e Munellës, ndotja e ujit te pijshem apo investimet ne bujqësi. 

“Problematika shumë e madhe , 2021 për  ne ka ardhur si katastrofë. Punojmë në kushte të vështira, rrogat janë të ulta, në krahasim para 2013. Sa të ngresh zërin për dicka , thotë firmos procesverbalinpër tu larguar nga puna, thonë mos ngre zërin për asgjë, aty ka tym, gaz, nuk e di si jetojmë ne. Këtu është qujt parajsë, por për mendimin tem jemi keq.

Pensionet e miniatorëve janë copë copë. Kam babin me 43 punë që I ka, nga këto gjysma i ka të minierësdhe I ka dal pensioni 200 mije lekë .Është katastrof.

Ketu nuk e di si jetohet, s'ka ku pin ujë dhia, lopa. Ketu s'ka ujë, ska drita, s'ka rrugë, këtu s punohet. Këtu futet djali 30 vjec nëntokë, për 30 mijë lekë si paga më e madhe dhe gjysma I bëjnë ilace.

Këtu ka 8, 9 vite që nuk vë dorë kush, I ka majt Zoti këta shokë.

Ka 20 e ca vite që janë këto zotërinjtë dhe nqs është një kontratë që ka ba shteti , ai të paktën ku ka prish , të rregulloj, të kishte mbjellë pemë. Sot5 këtu pas 20 vitesh do ishte më gjelbërim, por shihe si ëshrë vetëm pluhur, acid dhe ne jetojmë këtu", thanë të pranishtim.

Bushati i njohu me programin e partisë demokrtike, si e vetmja alternative e cila mendon për të gjithe shqiptarët.

Ai u shpreh se, angazhohet se së bashku me kryeministrin e ardhshëm Lulzim Basha do të shohin me përparësi trajtimin ekonomik, financiar, pensionet e ulta por edhe rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe jetësore për banoret e kesaj zone.

"Kryeministri i ardhshem Basha ka deklaruar se që në muajt e parë të qeverisjes demokratike, do të ulet me shoqata dhe sindikatat e miniatoreve për të bërë trajtimin ekonomik, financiar të ndihmës, pensioneve , të atyre që punojnë sot në miniera apo kanë punuar dhe sot kanë pensionin 200 mijë lekë", tha ndër të tjera Helidon Bushati.

Vendi Lajme Politikë PD Aktualitet helidon bushati fushe arres munella minatorët

EMISIONET